×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik

    FrontOnline
    06 Korrik 2023

    Në mesin e investimeve të vazhdueshme që KEDS po realizon në lokalitete të ndryshme përreth Kosovës, sot u energjizuan degëzimet e daljes së Gërmovës, me rrjet të ri.

    Në gjatësi prej rreth 2 kilometra dhe me 35 shtylla të reja të betonit, rreth 10 mijë banorë të Vitisë, kryesisht ata të fshatit Binqë në drejtim të Buzovikut, po u ofrohet furnizim më stabil dhe më i qëndrueshëm i energjisë elektrike.

    Traseja e vështirë dhe rrjeti i vjetër, ka shfaqur probleme për ekipet tona në rastet e intervenimit, ndërkaq nga sot puna e tyre do të lehtësohet me këtë investim të KEDS në vendet e lartëcekura.

    Me eliminimin e kësaj linje problematike, dhe investimet tona në këtë linjë dhe degëzimet përcjellëse të saj, po krijohet më shumë siguri në daljen 10kV, sepse ky investim tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj ane do të ketë impakt kryesor në zvogëlimin e prishjeve në largpërques i cili furnizon të gjithë daljen e Gërmovës.

    Aktualisht KEDS po vazhdon implementimin e 250 projekteve në vende të ndryshme të Kosovës, duke pasur proritet gjithmonë konsumatorin. Me investime të tilla, synojmë që të realizojmë në plotni misionin të cilin kompania ka: “Të shpërndajmë energji të qëndrueshme dhe të sigurt përmes zhvillimit të infrastrukturës elektrike të nivelit më të lartë, duke përdorur vazhdimisht risitë teknologjike energjetike me qëllim të avancimit të shërbimeve për konsumatorët tanë, zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e mjedisit”.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i tij e ka quajtur monstrum Naim Murselin, që...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Vdekja e Liridona Ademajt, i ka pikëlluar shumë kolegët e punës në Suedi. Ata shprehen dhimbjen e tyre përmes një shkrimi në...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Ish presidenti Fatmir Sejdiu thotë se është i brengosur teksa po e sheh se si po vijon dialogu midis Kosovës dhe Serbisë....
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Pas vrasjes së Liridona Ademajt, dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë në protestë, me thirrje kundër vrasjeve të vajzave dhe grave. Protestuesit...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Leonard Ademaj shkoi në mëngjes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aty ku tre të dyshuarit për vrasjen e motrës së tij, përfshirë...
    Sport03 Dhjetor 2023
    Fundjava do të përfundojë me një super ndeshje në program. Kampioni në fuqi, Barcelona do të përballet me Atletico Madridin sonte me...
    Sport03 Dhjetor 2023
    Në Hamburg të Gjermanisë u hodh shorti për fazën finale të Euro 2024 teksa Franca u shortua në Grupin D së bashku...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Mbrëmë banorët e Big Brother VIP Kosova kanë realizuar sfidës së kapitenit. Gjatë sfidës, ishte Buci ai që ngacmoi Edonën. Ai e...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Gani Gërmia nuk është duke i ndalur shakatë e tij me banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.