×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Komenti i Macronit për themelimin e Asociacionit është një mesazh dhe alarm për orientimin dhe vendimet e Qeverisë

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, lidhur me kërkesën e ndërkombëtarëve drejtuar Kurtit për themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si parakusht për anëtarësim të Kosovës në KiE, thotë për Front Online se është një mesazh dhe alarm për orientimin e Qeverisë në lidhje me epilogun e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

    “Komenti i Macronit është një mesazh dhe alarm për orientimin dhe vendimet e Qeverisë në lidhje me epilogun e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, tha Lekaj.

    Deputeti Lekaj  tha poashtu se Kryeministri duhet ta kuptoj se nevojitet konsensus politik për arritjen e marrëveshjes dhe anëtarësimin në KiE dhe se Kurti ka nevojë për këshilla nga aleatët ndërkombëtarë.

    “Kryeministri përfundimisht duhet ta kuptojë që pa një konsensus politik mes partive politike nuk mund të arrijmë një marrëveshje me Serbinë dhe rrjedhimisht anëtarësimin e Plotë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe spektri politik ka nevojë për bashkëpunim, ndërsa Kryeministri ka nevojë të marr mësime nga këshillat dhe mesazhet e aleatëve tanë evropianë dhe ndërkombëtarë, nëse dëshirojmë një të ardhme të mirë dhe të sigurt për vendin”, tha Lekaj për Front Online.

    Opozita për kërkesën e Macronit për Asociacionin: Kurti ka humbur besimin e ndërkombëtarëve , presioni do të jetë i madh

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, njëherit edhe anëtare në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë për FrontOnline se vendosja e...
    Lajme09 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci, në 26-vjetorin e rënies. E para e vendit thotë se Konushevci me...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, për FrontOnline konsideron se Dita Evropës nuk...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për FrontOnline thotë se masat e Bashkimit Evropian që janë vendosur ndaj Kosovës, janë të padrejta...
    Lajme09 Maj 2024
    9 maji shënon Ditën Evropës, kontinentit në të cilin bën pjesë edhe Kosova. Këtë vit vendi ynë e feston këtë ditë, nën...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë të mërkurën në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Këshilli Shtetëror Zgjedhor ka numëruar mbi 95 % të votave, sipas të cilave partia fituese VMRO-DPMNE ka marrë 43.14 % ose 414...
    Lajme09 Maj 2024
    Sot parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë...
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.