×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova nën sanksione feston Ditën e Evropës/ Kërkohet heqja e masave nga BE-ja, opozita fajëson Kurtin

    Arbnor Buzhala
    09 Maj 2024

    9 maji shënon Ditën Evropës, kontinentit në të cilin bën pjesë edhe Kosova. Këtë vit vendi ynë e feston këtë ditë, nën vendosjen e disa sanksioneve nga Bashkimi Evropian. Tash e disa muaj, Kosova qëndron nën sanksione, masa këto të cilat Qeveria e Kosovës, Presidenca por edhe Parlamenti kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian që të tërhiqen, pasi që sipas tyre, është përmbushur kushti me mbajtjen e votimeve në veri të Kosovës, shkruan FrontOnline.

    Përkundër kërkesave të krerëve dhe institucioneve e të shtetit të Kosovës, deri më tani nuk ka pasur ndonjë vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

    E vetmja gjë pozitive në Ditën Evropës, që Kosovën e ka gjetur ndryshe nga vitet tjera, është liberalizimi i vizave i cili ka ndodhur me 1 janar të këtij viti, e ku pas shumë vitesh qytetarëve të Kosovës iu është hequr regjimi i vizave.

    Për opozitën masat i kanë shkaktuar humbje të mëdha Kosovës, derisa për pozitën nga masat e BE-së, Kosova nuk është se ka humbur aspak.

     

    Deputeti i VV-së: Kosova nuk ka humbur aspak nga masat e BE-së, Serbia po ledhatohet nga perëndimi

     

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për FrontOnline thotë se masat e Bashkimit Evropian që janë vendosur ndaj Kosovës, janë të padrejta dhe se ato u vendosën në kohën kur Kosova u mundua ta shtrijë sovranitetin e saj në vend.

    ‘’Këto sanksione nuk janë sanskione, por sidoqë e kanë emertimin e vetë, janë të padrejta dhe janë vendos në kohën kur Kosova është munduar me e shtruar ligjshmërinë dhe sovranitetin e saj në vend, pos kësaj kushti për ti mbajtur zgjedhjet në veri, është plotësu, normalisht sipas ligjeve dhe rregullorës së sponsorizuar nga MAPL, ku Lista Serbe ka refuzu me marrë pjesë. Mundemi me thënë se ato kanë qenë të padrejta sepse pastaj janë faktuar kryesisht me sulmin terrorist ku është vrarë një polic. Tashmë këto sanskione, duhet të hiqën sepse kanë qenë qysh në fillim jo të drejta’’, thotë Rexhaj.

    Deputeti Rexhaj, më tej thekson se Kosova nuk është që ka humbur nga masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, por që sipas tij, Kosova më shumë se kaq, humbë nga mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, e që fajëson opozitën për këtë.

    ‘’Aspak nuk ka humbur, sepse bëhet fjalë për 300 milion euro dhe përjashtimi i Kosovës nga Defenderi, ato ushtrime janë bërë, por nuk janë bërë publike, në anën tjetër kemi humbur më shumë para nga mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare po kaq sa i pengon opozita dhe në këtë formë këto masa të i hiqen Kosovës së shpejti’’, deklaron Rexhaj.

    Ai thotë se me Qeverinë Kurti, Kosova ka fituar liberalizimin e vizave dhe ka aplikuar për pranimin e vendit tone në Këshillin Evropës.

    ‘’Kosova ka fituar liberalizimin e vizave nën qeverisjen e Albin Kurtit, kur të gjithë janë tallur me ne me aplikimin tonë në KiE, lëre që aplikuam, por e kaluam fazën e parë, e kaluam edhe fazën e dytë dhe tash presim fjalën nga mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BE-së’’ shton më tej deputeti Rexhaj.

    Për të, Kosova nuk ka merituar vendosjen e këtyre masave dhe se Serbia është ledhatuar nga ndërkombëtarët.

    ‘’Absolutisht, Kosova nuk ka merituar për asnjë moment të tilla masa, Kosova duke pasur në qendër ligjshmërinë, lufitmin e bandave kriminale në veri, duke qenë në udhë të drejtë ne, është ledhatuar Serbi, ndërkohe zgjedhjet në Serbi na treguar një fakt se kjo Qeveri është më shoviniste, duke pasur në kabinet dy ministra që janë të vendosur në listën e zezë amerikane. Një Serbi që kërcënon Perëndimin përmes vizitave nga Kina’’ përfundon Rexhaj,

     

    Deputetja e PDK-së: Kurti nuk ka kredibilitet, Dita Evropës nuk është dashur të festohet, sepse nuk jemi anëtare e BE-së

     

    Deputetja e PDK-së, njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, për FrontOnline konsideron se Dita Evropës nuk do të duhej të festohej, derisa Kosova të ishte anëtare e BE-së.

    ‘’Fillimisht Dita Evropës nuk është dashur të festohet, derisa ne nuk jemi anëtar, mirë po meqë jemi popull me prespektivë euro-atlantike, mirë që festohet, por që Qeveria duhet të ketë shumë më shumë të ketë koordinim dhe raporte me BE-në’’ thotë ajo.

    Musliu-Shoshi, deklaron se Kosova ka humbur shumë nga masat që BE-ja ia ka vendosur vendit, e sidomos në fushën e teknologjisë informative.

    ‘’Kosova ka humbur shumë nga sanskionet, sidomos në aspektin financiar, në fushën e teknologjisë informative dhe ka shumë fonde që nuk implemtnohen për shkak të masave të vendosura ndaj nesh’’ thekson ajo.

    Deputetja Shoshi-Musliu, për FrontOnline tutje thotë se Kosova po ka çdo ditë kushte të reja nga aleatët për shkak të mos koordinimit të Qeverisë me ta.

    ‘’Kjo tregon vetë fakti n se ne nuk po arrijmë të kemi koordinim me aleatët tanë, nuk po kemi gjuhë të përbashkët, ju jeni dëshmitarë se çdo ditë kemi kushte të reja, pavarësishtë se a janë të drejta apo të padrejta, ne kemi kushte nga vendet tona mike, prandaj sikur të kishte bashkëpunim me të mirë me aleatët tanë, as nuk do të kishim sanskione por do të kishim mbështetje që të jemi anëtarë të plotë në KiE por edhe organizata tjera’’ potencon ajo për FrontOnline.

    Ajo thotë se kryeministri Albin Kurti nuk ka kredibilitet me miqët ndërkombëtar, pasi që nuk ka koordinimin dhe mirëbesim me ta.

     ‘’Do të duhej një bashkëpunim dhe mirëbesim mes Qeverisë dhe partnerëve tanë, por që nuk ka sepse kryeministri Kurti nuk ka kredibilitet të vendimit me miqët tanë dhe si rrjellojë ne jemi në pozitën ku do të bëhen hapa konkret që merren nga Qeveria që Kosova të merr votën në KiE’’ përfundon Musliu-Shoshi për FrontOnline.

     

    Kadrijaj e AAK-së: Kur po kërkojmë heqjen e masave, ata po na listojnë veprimet që duhet bërë Kosova

     

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, njëherit edhe anëtare në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë për FrontOnline se vendosja e masave nga BE-ja është shqetësuese dhe se sa here po kërkojnë heqjen e tyre pranë zyrtarëve evropian, ata po i listojnë veprimet që duhet bërë Kosova për heqjen e tyre.

    ‘’Është shqetësuese edhe pse si opozitë me takimet që kemi me ndërkombëtarë, kërkojmë heqjen e këtyre masave edhe pse ata po na listojnë veprimet që duhet bërë Kosova në mënyrë që të hiqen këto masa’’ thotë ajo.

    Deputetja Kadrijaj thotë se pas veprimit që ka ndodhur në Veri, edhe Serbia është dashur të sanksionohet nga BE-ja.

     ‘’Pas veprimit që ka ndodhur në shtator ku është centuar sovraniteti i Kosovës është dashur të sanskionohet edhe Serbia dhe është dashur të bëhet një hetim ndërkombëtar, por në anën tjetër Kosova po humbë miliona euro si shkak i këtyre masave. Tash kemi një paketë të BE-së për me përkrah Ballkanin perëndimor, por që Kosova nuk merr fonde aty’’, potencon ajo.

    Tutje, deputetja e AAK-së për FrontOnline, thotë se janë diku 500 milon euro që Kosova humbi nga sanskionet e vendosura nga BE-ja.

    ‘’Janë diku 500 milion euro që Kosova ka humbur nga këto sanskione’’, deklaron ajo.

    Ajo shton se masat e BE-së ndaj Kosovës, po ashtu ndikojnë edhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe se këto janë si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti.

    ‘’Këto masa ndikojnë në rrugën e Kosovës në integrim evropian, unë mendoj se këto janë si pasojë e veprimeve të Kurtit për eskalim të situatës, deklaratave për eskalim të situatës dhe e veprimeve pa përkrahjen e aleatëve tanë’’ përfundon deputetja Kadrijaj për FrontOnline.

     

    Imeri: Serbia provoj të aneksoj Veriun e Kosovës, kjo u ndalua – Kosova humbi me vendosjen e masave nga BE-ja

     

    Njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, për FrontOnline thotë se Serbia përmes strukturave terroriste, ka dashur të krijoj rrethanë të re në mënyrë që të aneksoj atë pjesë të vendit, por që kjo nuk është arritur falë përkushtimit të institucioneve të sigurisë së Kosovës.

    ‘’BE ka vendosur masa ndaj Kosovës për atë që konsiderohet se është shkaktuar nga Kosova, nga disa trazira që kanë ndodhur në veri të Kosovës para një viti. Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar siç dihet  botërisht, përmes strukturave terroriste, Serbia ka dashur të krijoj një rrethanë të re, për ta aneksuar veriun e Kosovës, kjo nuk është arritur falë përkushtimit të palëkundur të institucioneve të sigurisë së Kosovës’’, thekson Imeri.

    Imeri thotë se BE-ja ka pritur që të shtensionohet situate në very, në mënyrë që të krijohen rrethana për mbajejten e zgjedhjeve lokale atje.

     ‘’Ndërkaq BE ka pritur që të shtensionohet situata, më kushtin që të krijohet rrethana për mbajejn e zgjedhjeve lokale atje. Mbajtja e zgjedhjeve atje, ka bërë që BE të humbë arsyetimin, pse Kosova ka sanksione akoma në fuqi, duke ditur se serbët nuk kanë dashur të iu merret mandate kryetarëve aktual’’ potencon ai.

    Për FrontOnline, njohësi i integrimeve evropiane, Doajet Imeri shton se Kosova ka humbur me vendosjen e masave nga BE-ja.

    ‘’Kosova ka humbur sepse BE është invesitori më i madh përmes projekteve dhe sa më pare që këto masa të hiqën, aq më mire në kuptimin edhe të zhvillimit dhe kuptimit se Kosova nuk do të duhej të ishte e sanskionuar’’ përfundon ai/FrontOnline/

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.