×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita për kërkesën e Macronit për Asociacionin: Kurti ka humbur besimin e ndërkombëtarëve , presioni do të jetë i madh

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Dy ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për “progres të shpejtë dhe të pakthyeshëm” në zbatimin e hapave për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si parakusht i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

    Kërkesën e vendeve aleate të Kosovës për themelimin e Asociacionit, si parakusht për anëtarësimin në KiE, opozita po e sheh si rezultat i mosbesimit të aleatëve ndaj Qeverisë Kurti.

    Musliu – Shoshi: Aleatët s’kanë besimin në Qeverinë Kurti, prandaj kemi parakushte për anëtarësim në KiE

    Ariana Musliu – Shoshi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga radhët e PDK-së tha për Front Online se  kërkesën e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në KiE po e sheh si mosbesim të aleatëve ndaj Kurtit, ku si pasojë vijnë “hapat e prekshëm”.

    “Është fatkeqësi që aleatët tanë kanë humbur besimin në Kurtin dhe Qeverinë e tij. Si rezultat i mosbesimin vijnë edhe “Hapat e prekshëm’ që kërkojnë të ndërmerren si parakusht për anëtarësimin në KiE. Një kërkesë e tillë është evidente dhe tashmë shihet vendimtare nga aleatët tanë që të ecim përpara drejt anëtarësimit. Është fatkeqësi për vendin tonë por jo e pa pritshme”, tha Musliu Shoshi për Front Online.

    Ferati: Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar pajtueshmëri për implementimin e Asociacionit

    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për Front Online se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar pajtueshmëri për implementimin e Asociacionin.

    Ferati tha se hapi i parë në këtë rast është hartimi i propozimit të statutit dhe dërgimi i t njëjtit në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësim.

    “Edhe kjo Qeveri, përveç marrëveshjeve të vitit 2013-2015, që ndër të tjera, përveç pikave tjera, parashikohet edhe themelimi i Asociacionit. Edhe Qeveria Kurti, me vetë nënshkrimin në Bruksel dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit ka kriju pajtueshmëri për implementimin e Asociacionit. Hapi i parë është hartimi i propozimit të statutit dhe dërgimi i njëjti në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësim”, tha ai për Front Online.

    Ferati konsideron se themelimi i Asociacionit është obligim, por që Kurti ka deklaruar përmes asaj që është i gatshëm të nënshkruaj nëse është edhe Vuçiqi.

    “Përpos që ka qenë obligim, Kurti me nënshkrim, me pajtueshmërinë e Marrëveshjes së Ohrit, njëra prej pikëve është edhe respektimi i marrëveshjeve të kaluara që nënkupton themelimin e Asociacionit. Pra, kryeministri kur është pajtuar me Marrëveshjen e Ohrit është pajtuar për themelimin e Asociacionit, që më vonë e ka deklaru përmes asaj që jam i gatshëm me nënshkru nëse është edhe Vuçiqi. Pra më shumë është fol për nënshkrimet sesa për pajtueshmërinë e themelimit”, tha tutje ai për Front Online.

    Ferati: Presioni ndërkombëtar do të jetë i madh në raport me Kurtin për Asociacionin

    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh si për Kurtin ashtu edhe Vuçiqin. Ai për Front Online tha se çështja aktuale në tavolinë do të jetë në dy raporte, nën një në raport me kryeministrin Kurti dhe presioni në raport me Vuçiqin për mos pengimin e Kosovës në anëtarësimin e institucionet e ndryshme ndërkombëtare.

    “Nuk e di çka ka me vepru Kurti, por e di që presioni do të jetë i vazhdueshëm i Bashkësisë Ndërkombëtare që të ecet me Asociacionin, si dhe presioni i madh do të jetë në raport me Vuçiqin që mos me e pengu Kosovën në integrimet në institucionet ndërkombëtare. Këtu janë dy çështje, ndër të tjera, janë çështje aktuale në tavolinë. Pra, presioni për Asociacionin në raport me kryeministrin Kurti dhe presioni në raport me Vuçiqin për mos pengimin e Kosovës në anëtarësimin e institucionet e ndryshme ndërkombëtare”, tha ai për Front Online.

    Lekaj: Komenti i Macronit për themelimin e Asociacionit është një mesazh dhe alarm për orientimin dhe vendimet e Qeverisë

    Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, lidhur me kërkesën e ndërkombëtarëve drejtuar Kurtit për themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si parakusht për anëtarësim të Kosovës në KiE, thotë për Front Online se është një mesazh dhe alarm për orientimin e Qeverisë në lidhje me epilogun e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

    “Komenti i Macronit është një mesazh dhe alarm për orientimin dhe vendimet e Qeverisë në lidhje me epilogun e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, tha Lekaj.

    Deputeti Lekaj  tha poashtu se Kryeministri duhet ta kuptoj se nevojitet konsensus politik për arritjen e marrëveshjes dhe anëtarësimin në KiE dhe se Kurti ka nevojë për këshilla nga aleatët ndërkombëtarë.

    “Kryeministri përfundimisht duhet ta kuptojë që pa një konsensus politik mes partive politike nuk mund të arrijmë një marrëveshje me Serbinë dhe rrjedhimisht anëtarësimin e Plotë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe spektri politik ka nevojë për bashkëpunim, ndërsa Kryeministri ka nevojë të marr mësime nga këshillat dhe mesazhet e aleatëve tanë evropianë dhe ndërkombëtarë, nëse dëshirojmë një të ardhme të mirë dhe të sigurt për vendin”, tha Lekaj për Front Online.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook shprehet se këto...
    Vip08 Maj 2024
    Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi një...
    Sport08 Maj 2024
    Një incident i pakëndshëm është raportuar para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku tifozët e Real Madridit janë filmuar duke kënduar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.