×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Kosova nuk ka humbur aspak nga masat e BE-së, Serbia po ledhatohet nga perëndimi

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, për FrontOnline thotë se masat e Bashkimit Evropian që janë vendosur ndaj Kosovës, janë të padrejta dhe se ato u vendosën në kohën kur Kosova u mundua ta shtrijë sovranitetin e saj në vend.

    ‘’Këto sanksione nuk janë sanskione, por sidoqë e kanë emertimin e vetë, janë të padrejta dhe janë vendos në kohën kur Kosova është munduar me e shtruar ligjshmërinë dhe sovranitetin e saj në vend, pos kësaj kushti për ti mbajtur zgjedhjet në veri, është plotësu, normalisht sipas ligjeve dhe rregullorës së sponsorizuar nga MAPL, ku Lista Serbe ka refuzu me marrë pjesë. Mundemi me thënë se ato kanë qenë të padrejta sepse pastaj janë faktuar kryesisht me sulmin terrorist ku është vrarë një polic. Tashmë këto sanskione, duhet të hiqën sepse kanë qenë qysh në fillim jo të drejta’’, thotë Rexhaj.

    Deputeti Rexhaj, më tej thekson se Kosova nuk është që ka humbur nga masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, por që sipas tij, Kosova më shumë se kaq, humbë nga mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, e që fajëson opozitën për këtë.

    ‘’Aspak nuk ka humbur, sepse bëhet fjalë për 300 milion euro dhe përjashtimi i Kosovës nga Defenderi, ato ushtrime janë bërë, por nuk janë bërë publike, në anën tjetër kemi humbur më shumë para nga mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare po kaq sa i pengon opozita dhe në këtë formë këto masa të i hiqen Kosovës së shpejti’’, deklaron Rexhaj.

    Ai thotë se me Qeverinë Kurti, Kosova ka fituar liberalizimin e vizave dhe ka aplikuar për pranimin e vendit tone në Këshillin Evropës.

    ‘’Kosova ka fituar liberalizimin e vizave nën qeverisjen e Albin Kurtit, kur të gjithë janë tallur me ne me aplikimin tonë në KiE, lëre që aplikuam, por e kaluam fazën e parë, e kaluam edhe fazën e dytë dhe tash presim fjalën nga mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BE-së’’ shton më tej deputeti Rexhaj.

     

    Për të, Kosova nuk ka merituar vendosjen e këtyre masave dhe se Serbia është ledhatuar nga ndërkombëtarët.

     

    ‘’Absolutisht, Kosova nuk ka merituar për asnjë moment të tilla masa, Kosova duke pasur në qendër ligjshmërinë, lufitmin e bandave kriminale në veri, duke qenë në udhë të drejtë ne, është ledhatuar Serbi, ndërkohe zgjedhjet në Serbi na treguar një fakt se kjo Qeveri është më shoviniste, duke pasur në kabinet dy ministra që janë të vendosur në listën e zezë amerikane. Një Serbi që kërcënon Perëndimin përmes vizitave nga Kina’’ përfundon Rexhaj. /FrontOnline/

    Kosova nën sanksione feston Ditën e Evropës/ Kërkohet heqja e masave nga BE-ja, opozita fajëson Kurtin

     

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Helikopteri që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, rezulton i zhdukur. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se helikopteri me të cilin transportohej i...
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.