×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Ishim një Kore e Veriut” – Rama nga Gjermania: Për Shqipërinë dielli lind nga Perëndimi

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë të mërkurën në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në Aachen të Gjermanisë.

    Gjatë fjalës së tij atje, Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, i cili sipas tij është një prioritet për vendin e tij.

    Ai tha se populli shqiptar është populli më pro-europian në Europë dhe shtoi se për Shqipërinë dielli lind nga Perëndimi.

    “Nuk flas gjermanisht, shumë e vështirë për mua dhe jam mjaft i nderuar që të flas në këtë forum. Po ashtu është kënaqësi që të marrim një moment për të folur për një vend të Europës që pret të bëhet pjesë e BE-së, megjithëse është në qendër të Europës”.

    “Ishim një Kore e Veriut në mes të Europës për shumë e shumë vite. Në të njëjtën kohë u bëmë i vetmi vend që pas rënies së komunizmit nuk kishte një parti komuniste dhe ende nuk e kemi një. As parti komuniste dhe as diçka të ngjashme me të. Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri që të jemi ai vend që sot të jetë vendi më pro-europian në Europë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq thelbësore sa ishte për etërit themelues që nisën të ndërtonin BE-në”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /euronews.al

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.