×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda 24 orëve, tetë raste të dhunës në familje

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy raste kanë ndodhur në Fushë Kosovë, dy në Podujevë, dy në Malishëve një në Klinë dhe një në Lipjan.

    Nga këo tetë raste 6 prej tyre janë viktima gratë dhë dy janë burrat.

    Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar se një grua vazhdimisht ka shkaktuar probleme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërsa një grua nga Fushë Kosova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Është arrestuar një burrë nga Podujeva i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Për shkak të lëndimeve viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Gjithashtu është arrestuar edhe një burrë tjetër nga Podujeva për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht viktimën grua. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa një grua nga Malisheva ka raportuar se ishte sulmuar nga i dashuri. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Tutje një burrë nga Malisheva ka raportuar se një grua ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

    Një grua nga Klina ka raportuar se një burrë ka kryer veprën “Dhunë në familje”, ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    Dhe një grua nga Lipjani ka raportuar se është kërcënuar nga një burrë. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Policia të gjitha rastet i ka cilësuar “Dhunë në familje”.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.