×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrija, AAK: Për shkak të votave, Kurti po e luan politikën e mos dërgimit të Asociacionit për interpretim

    FrontOnline
    15 Maj 2024

    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, njëherit deputete e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se për anëtarësimin në KiE ka humbur momentumi.

    Kadrijaj thotë se AAK ka kërkuar detaje nga Qeveria për kushtet por s’ka marr përgjigje.

    “Në njëfarë forme e kanë humbur momentumin për anëtarësim në KiE. Ne i kemi pasur shqetësimet tona dhe i kemi thënë kësaj Qeverisë se a është i vetmi kusht, ka qenë tokat e manastirit të Deçanit dhe nuk kemi marrë përgjigje. Ne se kemi ditur se kjo Qeveri nuk ka punuar, por as ministria e Punëve të Jashtme, as të tjerët, dhe nuk e kemi pasur të qartë a ka kërkesa tjera. Në fund po del që është edhe një kërkese tjetër, që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese çështja e asociacionit”, theksoi Kadrijaj.

    Deputetja Kadrijaj është skeptike që Kosova mund të hyjë në rend dite në muaj në vazhdim në Këshill.

    Ajo thotë se nga delegacioni kosovar është lobuar shumë për vota.

    “Kosova në rend dite, nuk ka hyrë që ka pasur të hyjë në këtë muaj, a do të hyjë në rend dite muajt në vazhdim nuk e kom të qartë dhe pse është punuar shumë, kanë punuar grupi i deputetëve që janë pjesë e Asamblesë të KiE-së, që kanë qenë një delegacion e përbërë prej të gjitha partive politike por edhe Komisioni për Punë të Jashtme ka punuar shumë, poashtu edhe Komisioni për Integrime duke lobuar dhe duke kërkuar votë”, thotë deputetja.

    Nëse nuk ndodh anëtarësimi i Kosovës në KiE, dështimi i shkon Qeverisë Kurti.

    Kështu po deklaron për Front Online deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

    Kadrijaj thotë se pasi jemi në vit zgjedhor, Kurti po e luan politikën e mos dërgimit për interpretim për Asociacionin.

    “Në rast të mos anëtarësimit, kjo është thjesht një dështim i Qeverisë “Kurti” sepse ne po e dimë shumë mirë se Kurti e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit , e ka pranuar aneksin e Ohrit, Kurti me letër zotimi të nënshkruar në fakt e kanë pranuar se do të zbatojnë Marrëveshjen për normalizim të raporteve me Serbinë, ku përfshihet edhe Asociacioni. Ndërsa duke qenë se jemi në vit zgjedhor, për shkak të votave po e luan këtë politikë se nuk do ta dërgojë për interpretim Asociacionin”, përfundoi Kadrijaj.

    Dështimi në Këshillin e Evropës, dështim i Kurtit dhe i Kosovës

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.