×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu sot qëndroi në divizionin që mori vendim ta largoj nga Kosova këshilltarin e Albin Kurtit

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Në të kaluarën u raportua se Ministria e Agim Veliut kishte marrë vendim për ta refuzuar kërkesën e këshilltarit amerikan të Albin Kurtit, Tienmu Ma për të qëndruar në Kosovë.

    Kësisoj, aso kohe u raportua që amerikanit do t’i kërkohet nesër që të lëshojë Kosovën.

    E Agim Veliu pikërisht sot ka qëndruar në Divizionin për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi, divizion ky që ka marrë vendimin, shkruan Infokus.

    Vet Veliu ka publikuar fotografi nga vizita.

    “Sot vizitova Divizionin për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi për të parë për së afërmi punën e këtij divizioni, i cili funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen për aplikimet për shtetësi.

    U njoftova me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurova që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim.

    Gjatë vitit 2019 ky divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani në vitin 2020 ka shqyrtuar mbi 4000 kërkesa për leje qëndrim”, ka shkruar sot Veliu.

    Kujtojmë që Veliu është një prej politikanëve me raportet më të acaruara me Vetëvendosjen dhe kryesisht Albin Kurtin.

    Kjo sidomos prej kohës kur Kurti sa ishte Kryeministër e kishte shkarkuar Veliun nga posti që e ushtron edhe tash në Qeverinë Hoti, atë të ministrit të Punëve të Brendshme.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.