×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Konstituohet Kuvendi i Malit të Zi pa prezencën e Presidentit Milo Gjykanoviç

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Është konstituar përbërja e re e kuvendit në Malin e Zi, në të cilin shumicën do ta kenë tre koalicionet: “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, të drejtuara nga Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviç.

    Në seancë nuk mori pjesë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.Pas verifikimit të mandateve të deputetëve të kuvendit, kryesuesi, Miodrag Lekiç u shpreh se për herë të parë ka pasur një ndryshim të qeverisë dhe transferim paqësor të pushtetit. Ai tha se nuk do të ketë asnjë revanshizëm në lidhje me qeverinë e mëparshme dhe këmbënguli në dinjitetin dhe pavarësinë e kuvendit si institucion.

    Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, tre koalicionet, që fituan shumicën e 41 vendeve në parlament nga gjithsej 81 vende, më 23 shtator morën vendet parlamentare në të cilat ato janë rezervuar për Partinë Demokratike të Socialistëve, të Millo Gjukanoviçit, për tri dekadat e fundit.Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviç, fitoi 30 vende në përbërjen e re të parlamentit.

    Partia Boshnjake dhe Social-Demokratët fituan nga tri vende secila, Partia Socialdemokrate dy, dhe nga një vend në parlament e kanë fituar: Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”.Seancës konstituive të Kuvendit i parapriu një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis përfaqësuesve të tre koalicioneve dhe drejtuesve të subjekteve politike të shumicës së re parlamentare, mbi mandatarin dhe përbërjen e qeverisë dhe ndarjen e ministrive.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.