×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK tregon se çfarë do të ndodhë nëse ka numër të madh të infektuarve në shkolla

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashaj ka thënë së në të gjitha shkollat në Kosovë është duke u zhvilluar procesi mësimor.

    Jasharaj në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se deri tani nuk kanë pranuar asnjë telefonatë për ndonjë pengesë nëpër shkolla.

    “Kur ne bëmë apel që mësimi të shtyhet për dy javë na ishin hidhëruar disa prindër dhe disa institucione, por më pas është parë që kjo shtyrje ishte e arsyeshme. Me ministrin Likaj kemi vizituar shumë shkolla dhe kemi komunikuar vazhdimisht dhe është parë që dy javë ishin mjaft mobilizim dhe pjesa dërrmuese e institucioneve arsimore kanë arritur të bëjnë përgatitjet brenda mundësive dhe të fillojnë me pjesën e parë të masterplanit”, ka thënë Jasharaj.

    Ai më tej ka theksuar se deri tash nuk kanë marrë ndonjë telefonatë për ndonjë pengesë në fillim të procesit mësimor, duke thënë se kjo ju jep shpresë që punët janë mirë në shumicën e shkollave të Republikës të Kosovës.

    “Ne do të presim dhe pasdite do të thërrasim kryetarët e komunave dhe të shohim nëse ka shkelje të rregullave. Në secilën shkollë ka task forcë dhe ato janë të obliguar që vetëm kur të gjitha gjërat janë në rregull ta lejojnë procesin mësimor të mbahet”, është shprehur Jasharaj.

    Kreu i SBASHK-ut, bëri të ditur se deri tani janë testuar për COVID-19 rreth 1 mijë e 500 mësimdhënës.

    “Janë testuar 1 mijë e 500 mësimdhënës nga e gjithë Kosova, me një përzgjedhje të rastësishme që e kanë bërë Drejtoritë e Arsimit Komunal, ne po presim që MASHT të ketë rezultatin e kësaj mostre dhe nëse ka shumë në numër, atëherë IKSHPK ka bërë të ditur se do të vazhdojë me testime deri në 5 mijë”, pohoi ai.

    Jasharaj tha se pjesa dërrmuese e shkollave janë të përgatitura brenda kritereve të IKSHPK-së.

    Gjatë intervistës, Jasharaj foli edhe për veprimet që do të ndërmarrin në rast të infektimit me COVID-19 të ndonjë nxënësi apo mësimdhënësi.

    “Nëse gjërat nuk shkojnë si duhet janë task forcat. Ata nëse vlerësojnë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe po cenohet shëndeti i nxënësve apo i mësimdhënësve, do të sjellin vendim që ajo shkollë të mbyllet për një javë, dhe të i jap kohë që të përmirësohet. Nëse paraqitet numër i madh i të infektuarve, klasa, shkolla por edhe komuna do ta ndërpres mësimin dhe do të kalojnë në mësimin në distancë”.

    Jasharaj duke uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, bëri sërish apel që ata të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.