×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti diskuton sot me zyrtarë të Parlamentit Evropian për dialogun dhe vizat

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ndodhet sot (10 shtator) për të dytën herë gjatë kësaj jave në Bruksel. Ai do të ketë një takim me presidentin e Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli dhe do të marrë pjesë në një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme të këtij Parlamenti.

    Parlamenti Evropian ka paralajmëruar se do të diskutohet për situatën në Kosovë dhe në rajon, për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që po vazhdon me ndërmjetësimin e BE-së dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Parlamenti Evropian ka rikujtuar se në vazhdimësi ka mbështetur procesin e dialogut dhe rrugën e Kosovës në integrimet evropiane.

    Procesin e liberalizimit të vizave, Parlamenti Evropian vazhdon ta cilësojë si vonesë të panevojshme dhe të dëmshme.

    PE-ja ka mbështetur rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, por ky vendim nuk ka kaluar ende në Këshill ku vendosin shtetet anëtare me shumicë të kualifikuar të votave.

    Prandaj, pritet që edhe sot gjatë debatit me kryeministrin e Kosovës, deputetët e Parlamentit Evropian të përsërisin thirrjen që sa më shpejt të përmbyllet procesi i liberalizmit të vizave.

    Një një njoftim të dërguar nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian është thënë, po ashtu, se presin nga kryeministri i Kosovës që t’i njoftoj edhe për rrjedhën e dialogut me Serbinë.

    Hoti në fillim të javës kishte qëndruar në Bruksel për takim dypalësh që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

    Një takim i tillë pritet të zhvillohet në fund të këtij muaj përsëri, ndërkohë që priten takime të ekspertëve gjatë javës së ardhshme.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Tetor 2024
    Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, në një intervistë për Radio K4, ka thënë se siguria në Kosovë është përmirësuar...
    Lajme29 Tetor 2024
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e sheh të pamundur një koalicion qeverisës mes PDK-së dhe LVV-së pas zgjedhjeve të...
    Lajme29 Tetor 2024
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, deklaroi se pas ardhjes në pushtet, Hekuran Murati dhe Besnik Bislimi janë shndërruar në kontabilistë....
    Të tjera
    Sport29 Tetor 2024
    Napoli ka fituar 2-0 përballë Milanit n derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 10-të në Serie A. Pas vetëm pesë...
    Lajme29 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publik. Selmanaj tha...
    Lajme29 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur drogë të llojit kokainë në vlerë prej rreth 10000 euro. Rasti ka ndodhur në...
    Lajme29 Tetor 2024
    Analisti Ilir Deda e ka kritikuar qeverinë aktuale, duke e quajtur atë një “kopje të zbehtë” të qeverive të kaluara pas vendimit...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka falënderuar ata që morën pjesë në protestën e sotme opozitare në Shqipëri. “Falënderim dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.