×
  • Lajme
  • Lajme

    Bolton flet për takimin e 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, në një bashkëbisedim me drejtorin e “National Press Club”, mes shumë çështjeve të diskutuara,është përgjigjur edhe pyetjes rreth takimit të 2 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

    Gazeta Express është interesuar të dijë se cilat janë pritjet e Boltonit nga një takim i tillë dhe nëse ai pret që palët të arrijnë në Washington një marrëveshje finale, e cila do të ishte një kombinim i çështjeve ekonomike dhe atyre politike.

    Boltoni ka thënë se takimi i 2 shtatorit do të jetë një mundësi shumë e mirë për Trumpin që të bëjë fushatë, derisa thotë se shpreson që një zhvillim i tillë në Shtëpinë e Bardhë të ndihmojë palët në procesin e bisedimeve.

    “Mendoj se kjo do të ishte një fushatë e mrekullueshme për presidentin Trump. Shpresoj që kjo të ndihmojë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Bolton.

    Ai tutje ka thënë se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të zgjidhë secilën problematikë në rajonin e Ballkanit.

    “Unë mendoj se është shumë në interesin e Shteteve të Bashkuara që t’i zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet e mbetura në rajonin e Ballkanit, që janë ende në numër të konsiderueshëm. ”, ka shtuar Bolton.

    Bolton tutje thekson se pamundësia për të normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë do t’i mundësojë Rusisë që edhe më tej të punojë për rritjen e jostabilitetit në rajonin e Ballkanit.

    “Mendoj se jostabiliteti i shkaktuar nga pamundësia për t’i rregulluar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë vetëm i jep Rusisë hapësirë që ta çajë rrugën dhe ta rrisë këtë jostabilitet ”, thekson Bolton.

    Ish-këshilltari për Siguri Kombëtar i Donald Trumpit ,i cili gjatë korrikut kishte thënë se Kosova e Serbia kishin folur për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, thotë se është në interesin e Washingtonit që të punojë publikisht apo edhe prapa perdeve, për të parë nëse Kosova dhe Serbia mund të shkojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje.

    Dhe thotë se nëse kjo është ajo se çfarë po bën administrata Trump atëherë do t’i duartrokas, thekson ai.

    “Disa vjet më parë, ishte një kohë kur mendoj se njerëzit ishin optimistë se liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë zgjidhur diçka, të paktën në terma të përgjithshëm. Mendoj se ky optimizëm është zvogëluar paksa, por a është në interesin e Shteteve të Bashkuara, qoftë publikisht apo në prapaskenë, që të punojë për të parë nëse mundemi t’i bëjmë këto dy shtete të arrijnë marrëveshje, unë mendoj se është shumë (në interesin e ShBA-së) dhe nëse kjo është ajo çfarë po bën administrata (amerikane), atëherë unë e duartrokas”, ka përfunduar Bolton.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Sot është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar, në lumin Buna. Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjatë vikendit, Policia në Pejë ka sekuestruar 40 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për shoferët janë lëshuar fletëgjoba pёr kundёrvajtjet: mos...
    Lajme07 Maj 2024
    Mjeku i njohur nga Gjilani, Hajriz Ibrahimi është pensionuar pas 36 vitesh shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve, raporton Front Online. Në vitin...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri shpreson që Qeveria të veprojë me mençuri tani që Kosova është në...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Liberia, Joseph Boakai, me të cilin tha se ka folur për bashkëpunimin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi...
    Lajme07 Maj 2024
    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.