×
  • Lajme
  • Lajme

    Armë, fishekë e xhaketa ushtrie – detaje rreth sulmit ndaj Policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

    FrontOnline
    07 Maj 2024

    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin Mikovicë të Leposaviqit. Një person fillimisht ua bllokoi rrugën me veturën e tij e më pas i sulmoi me shishe xhami automjetet zyrtare.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka ndarë detaje lidhur me rastin, ku bëhet e ditur se të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radiolidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave  të KFOR-it, dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe,  po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës.  Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie,  katër fishekë,  një radio lidhje dhe  shtatë xhaketa të  ushtrisë”, njofton Policia.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Gjermania, ku ka zhvilluar një takim me Emisarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin....
    Lajme28 Maj 2024
    Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR’it dhe personeli i EULEX’it kanë zhvilluar një aktivitet të përbashkët trajnimi për reagimin ndaj krizës në...
    Lajme28 Maj 2024
    Të martën, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar komunën e Klinës dhe të Istogut. Gjatë vizitës, ai u takua...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Papa Françesku ka kërkuar falje pas raportimeve se kishte përdorur gjuhë tejet përçmuese ndaj homoseksualëve, tha Vatikani të martën. Vatikani tha në...
    Lajme28 Maj 2024
    Për shkak të mungesës së njërit të akuzuar, të martën në Gjykatën Themelore të Pejës ka dështuar seanca ndaj zyrtarëve të Istogut,...
    Ekonomi28 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rozeta Hajdari, zhvilluan sot një takim me anëtarët...
    Lajme28 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar autorizim nga prokurori lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve. Në komunikatë...
    Lajme28 Maj 2024
    Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut....
    Sport28 Maj 2024
    Barcelona e ka humbur garën për shërbimet e mesfushorit spanjoll, Aleix Garcia. Ky i fundit gjatë sezonit që e lamë pas ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.