×
  • Lajme
  • Lajme

    VV për pezullimin e punimeve te Manastiri i Deçanit: Vuçiq bën kërkesa, Hoti i zbaton

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Lëvizja Vetëvendosje mendon se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti po zbaton në Kosovës kërkesat e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuciq. Komentet vijnë pas pezullimit të punimeve te Manastiri i Deçanit.

    Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në Facebook, VV thotë se qeveria e Kosovës është e varur nga Lista Serbe dhe si e tillë edhe nga Beogradi. Edhe një herë përsëriten se ekzekutivi me në krye Hotin duhet të heq dorë nga qeverisja.

    Reagimi i plotë:

    Vuçiq bën kërkesa, Hoti me partnerët, i zbatojnë. Kështu ndodhi edhe me rastin e ndërprerjes së punimeve në aksin rrugor Deçan-Plavë.

    Tashmë është bërë e zakonshme për këtë qeveri të zbatojë kërkesat e Serbisë, gjë që në kontrast të plotë me indiferencën e saj ndaj kërkesave të popullit të Kosovës. Më parë u hoq reciprociteti, pastaj u ndal fushata diplomatike për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, e tani po ndalen edhe projektet rrugore. A është kjo qeveri vartëse e Vuçiqit apo çfarë? Cili është qëndrimi i atyre që mburren për patriotizëm brenda në qeveri, kur as premtimin e tyre elektoral, rrugën Deçan-Plavë nuk e ndërtojnë dot pa lejen e Serbisë? Sigurisht që s’kanë qëndrim, sepse dëshira për pushtet dhe frika nga zgjedhjet ua ka mbyllur gojën.

    Banorët e Deçanit kanë nevojë për investime dhe infrastrukturë, e lidhja e Plavës me Kosovën është projekt me rëndësi kombëtare. Ndërsa Manastiri i Deçanit është po ashtu një institucion i rëndësishëm fetar, që mbrohet nga ligji e shteti i Kosovës. Konfliktet e tilla nuk ka arsye fare pse të bëhen çështje ndërshtetërore, institucionet e Kosovës duhet të gjejnë kompromisin e pranueshëm për palët, dhe të vazhdojnë punimet. Por një qeveri e varur nga Lista Serbe dhe nga Beogradi, e cila shquhet për paaftësinë e saj, në çdo rast po krijon mundësinë që Serbia të ndërhyjë në Kosovë. Kjo qeveri duhet të lëshojë udhë, edhe për të mirën e banorëve të Deçanit e Plavës, edhe për të mirën e Kosovës. Çdo ditë që kalon, bëhet shumë vonë.

    Nuk kemi kohë për të humbur me politikanët dhe politikat e 20 viteve të fundit. Duhet të rikthehemi te qeverisja e mirë dhe përfaqësimi dinjitoz.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Haradinaj me këtë rast...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë....
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Fundjava e ka gjetur sërish monedhën evropiane, Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë. Referuar tregut...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kenia tha të dielën se numri i të vdekurve nga shirat shkatërrues ishte rritur në 228 dhe paralajmëroi se nuk kishte asnjë...
    Vip05 Maj 2024
    Simon Hattenstone, shkrimtari dhe gazetari veteran i The Guardian e ka intervistuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Këngëtarja ka treguar...
    Vip05 Maj 2024
    Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë bërë bashkë pas dy vitesh që njoftuan ndarjen nga njëri-tjetri. Ky i fundit ka qenë i...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyteti lindor ukrainas, ku mbrojtja ukrainse është thyer dy javë më parë. Ukraina...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.