×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Euro këtë fundjavë e gjen veten të “brishtë” në Shqipëri

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Fundjava e ka gjetur sërish monedhën evropiane, Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë.

    Referuar tregut valutor 1 Euro këmbehet në shitje në vlerat e 100.9 Lekëve, ndërsa në blerje ka arritur në kufijtë e 100.1 lekëve.

    Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të Euros rezulton aktualisht në rënie me rreth 9.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, raporton tvklan.

    Tendenca e rënies së Euros, nisi të tatëpjetën që nga fundi i tremujorit të parë të këtij viti. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo vjen kryesisht si rezultat i rritjes së prurjeve valutore që lidhen kryesisht edhe me fluksin turistik.

    Gjithashtu sipas agjentëve, një ndikim të vogël ka edhe festa e Pashkëve ortodokse, që shoqërohet me një numër në rritje të emigrantëve që kthehen në Shqipëri, veçanërisht nga Greqia për të festuar.

    Rënia e Euros po mban në nivele të ulëta edhe valutat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye këtë fundjavë në vlerat e 93-94 Lekëve, ndërsa paundi britanik 116.3 Lekë në blerje dhe 117.3 Lekë në shitje.

    Duke parë tendencat e tregut dhe raportet e pritshme të kërkesës dhe ofertës, pritet që Leku të vijojë të forcohet, ndërsa monedhat e huaja, e veçanërisht Euro do vijojnë të jenë të brishta për shkak të turizmit.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm i Shqiprisë, Taulant Balla gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Spanjë u prit në një takim në Drejtorinë...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë një njoftim zyrtar për megaoperacionin që goditi grupet kriminale në disa...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me deputetin e kësaj partie, Luan Aliu, kanë shkuar për vizitë te...
    Sport18 Maj 2024
    Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka hedhur poshtë spekulimet se mund të shkarkohet, duke deklaruar se nuk ka biseduar me presidentin Joan...
    Lajme18 Maj 2024
    Pas dështimit të Kosovës të anëtarësohet në Këshill të Evropës, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka shfrytëzuar rastin që ta kritikojë Qeverinë....
    Lajme18 Maj 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ka vizituar Pejën. Ai ka shpërndarë një video në Facebook me mbishkrimin “Të dashur miq, Nga...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kompania ushtarake turke Baykar njoftoi se i dorëzoi shtetit polak 24 mjete ajrore pa pilot Bayraktar TB2. Sipas deklaratës së Departamentit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet të mbajtur sot ka thënë se ngjarjet e ndodhura gjatë vitit të kaluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.