×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale i ka bërë gati burgjet

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Para pak ditësh, Dhomat e Specializuara të Kosovës, në faqen zyrtare kanë publikuar një raport në të cilin kanë dhënë detaje të punëve e aktiviteteve që kanë bërë përgjatë vitit të kaluar.

    Në këtë dokument thuhet se në vitin 2019 prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe hetuesit kanë intervistuar viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar në Kosovë, rajon, Holandë e vende të treta.

    Gjithashtu kanë treguar se gjatë tetorit të vitit 2019 kanë arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës rreth përgatitjeve për qendrën e paraburgimit.

    “Në tetor, është arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përgatitjen e objektit të ndalimit. Në fund të vitit 2019, është përfunduar edhe përzgjedhja e oficerëve të paraburgimit”, thuhet në raport.

    Gjithashtu thuhet se janë përgatitur edhe rregullat e ndalimit dhe janë caktuar gjithashtu edhe rregullat e trajtimit të personave që do të ndalohen.

    “Rregullat janë hartuar në përputhje me standardet e aplikueshme ndërkombëtare, përfshirë një pjesë të Rregullave Evropiane për të Burgosurit dhe Standardet e Kombeve të Bashkuara rreth rregullave minimale të trajtimit të të burgosurve që shpesh edhe u referohen si Rregullat e Nelson Mandelës”, specifikon Raporti, transmeton express.

    Raporti gjithashtu përfshinë edhe një deklaratë të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Jack Smith.

    Smith thotë se Prokuroria Speciale e Hagës është institucion i pavarur dhe se nuk bën kalkulime politike.

    “ Të gjitha vendimet për akuza do të jenë të bazuara vetëm në ligj dhe në fakte. Zyra e Prokurorit të Specializuar është një institucion i pavarur. Nuk bën kalkulime politike dhe kryen punën në mënyrë objektive, profesionale dhe paanshme”, ka thënë Smith.

    Ai tutje ka thënë se fokusi kryesor i punës së Prokurorisë Speciale është mbajtja në përgjegjësi e individëve për krimet që provohen pas një dyshimi të bazuar.

    “Hetimi që unë drejtoj nuk është sfidim i ndonjë pjese të narrativës historike, por kërkon të mbajë përgjegjës individët për veprimet e tyre brenda periudhës që është në mandatin e Prokurorisë së Specializuar”, citohet Smith në këtë Raport.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se shpreson që diskutimet e të martës të jenë konstruktive dhe se Kosova...
    Lajme30 Prill 2024
    344 euro pritet t’u kushtojnë deputetëve ofendimet, sharjet e nxitja e dhunës në seanca të Kuvendit. Kështu parasheh kodi i sjelljes i...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Të tjera
    Vip30 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në shtëpi Heidi ka pasur mundësinë t’i takojë dy prindërit e Romeos madje dhe kunatën e tij, Bora Zemanin. Gjatë...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ka përshkruar zgjerimin e Bashkimit Evropian me 10 shtete, 20 vjet më parë, si një moment lumturie...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e ministrave të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ka thënë se ka ritheksuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili ka vdekur pardje. Homazhet po mbahen në...
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.