×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se shpreson që diskutimet e të martës të jenë konstruktive dhe se Kosova të mund të “kontribuojë si kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkan Perëndimor që të vendosen standarde të reja”.

    Gërvalla ka folur para takimit joformal të ministrave të BE-së përgjegjës për çështje të përgjithshme që mbahet sot në Bruksel.

    “Unë si zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme e Kosovës, erdha këtu me shpresë që të kemi një bisedë të hapur për sundimin e ligjit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor e shteteve tjera aspiruese që të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Të diskutojmë për nivelet e standardeve demokratike e të sundimit të ligjit që janë të nevojshme të plotësohen para se t’i bashkohemi të gjithë bashkërisht familjes evropiane. Shpresoj që diskutimet sot të jenë konstruktive e që Republika e Kosovës të mund të kontribuojë si kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajonin e Ballkan Perëndimor në vendosjen e standardeve të reja për anëtarët e rinj”, tha Gërvalla./eo

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2024
    Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari...
    Lajme16 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, ambasadori Antonello De Riu, pati një...
    Lajme16 Maj 2024
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës sonte bashkë me ambasadorin...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.