×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu liston shkeljet që Serbia ia ka bërë Marrëveshjes Bazike: Asnjë masë nga BE-ja s’është marrë ndaj tyre

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur Marrëveshjen Bazike.

    Kryeziu tha se pavarësisht që BE-ja e pranon se procesi i dialogut nuk ka ecur mirë, sipas tij, mungesa e progresit nuk është për shkak të të dyja palëve, teksa përmendi shkeljet që Serbia i ka bërë vetëm dy javë pasi ka pranuar Marrëveshjen Bazike.

    “Që atëherë, 90 ushtarë të KFOR-it u plagosën në veri të Kosovës nga anëtarë të dhunshëm të bandave nën vëzhgimin e krerëve të Listës Serbe në maj 2023. Në shënjestër ishin edhe gazetarët dhe Policia e Kosovës. Paradoksalisht, vetëm një muaj më pas BE vendosi masa kundër Kosovës, jo Serbisë”.

    “Në qershor të vitit 2023, 3 policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat speciale serbe brenda territorit të Kosovës. Përkundër dëshmive të shumta të ofruara nga institucionet tona që vërtetojnë se Serbia ka shkelur integritetin tonë territorial, asnjë masë nga BE-ja nuk është marrë ndaj Serbisë”, shkroi Kryeziu.

    Tutje, Kryeziu përmendi edhe vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku në sulmin terrorist të 24 shatorit në Banjskë, e edhe faktin që krimineli Milan Radoiçiq ka marrë përsipër organizimin e sulmit, ndërsa u takua edhe me ish-ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq.

    “Këtë muaj, mbi një mijë qytetarë të Kosovës janë ndaluar dhe keqtrajtuar arbitrarisht nga autoritetet serbe në kufi, pa asnjë arsye. Në mesin e tyre ishin 10 policë të Kosovës, 4 pjesëtarë të komunitetit tonë serb, përfshirë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës”.

    “Në të njëjtën kohë, Sadik Duraku, një shqiptar i cili është gjithashtu shtetas britanik, më pas është ndaluar dhe akuzohet pa të drejtë. Megjithatë, ndaj Serbisë nuk është marrë asnjë masë”, shkroi tutje Kryeziu.

    Më tej, zëdhënësi i qeverisë tha se veprimet e fundit nga Serbia kanë ardhur në mënyrë hakmarrëse vetëm një ditë pasi Asambleja Parlamentare votoi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Ky anëtarësim kundërshtohet ashpër dhe publikisht nga Serbia, pavarësisht nenit 4 të Marrëveshjes Bazike. Kjo edhe të tjera dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për ‘faj të të dyja palëve’ por për një rast tjetër dypalësh”.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, nuk është befasuar me deklaratën e Kurtit për rritjen e...
    Lajme21 Maj 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti po pretendon se brenda periudhës 4-vjeçare, gjatë qeverisjes së tij, në Kosovë janë hapur hiç më pak se 87...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të Qeverisë, ekzekutivi do të takohet në orën 10:00, mirëpo...
    Lajme21 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Lajme21 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 21 maj 2024: Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve (Ora 09:00 – 16:30) Mbahet mbledhja e komisioni...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republikën Islamike dhe rajonin më gjerë. Megjithatë,...
    Lajme21 Maj 2024
    Në Kosovë sot pritet të mbajë mot herë i vranët e herë me diell. “Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat...
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.