×
  • Lajme
  • Lajme

    Sharjet e nxitja e dhunës pritet t’u kushtojnë deputetëve deri në 344 euro

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    344 euro pritet t’u kushtojnë deputetëve ofendimet, sharjet e nxitja e dhunës në seanca të Kuvendit. Kështu parasheh kodi i sjelljes i cili është diskutuar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, raporton Ekonomia Online.Po ashtu parashihen masa sanksionuese si vërejtje me shkrim e nëse ka shkelje të rëndë të përsëritur shqiptohet vërejtja me shpallje publike në uebfaqen e Kuvendit dhe deklarim të shkeljes në seancën e ardhshme.

    Po ashtu mund të ketë suspendim deri në 3 seanca, varet nga niveli i shkeljes, suspendim nga pjesëmarrja në mbledhje të komisioneve dhe e fundit është sanksionimi deri 20 për qind të pagës bazë.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka propozuar që deputetëve me sjellje të këqija t’u hiqen tri paga.“Me nenin 26 paragrafi c, d mendoj që po dënohet GP, po dënohet qytetari por jo deputeti. Nuk po me duket e logjikshme të dënohet dikush tjetër për sjelljen e pandërgjegjshme të deputetit. Unë propozoj që ndëshkimi të mos jetë 20 për qind, por të jetë deri në 3 paga”, ka thënë ai.

    Deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka thënë se sanksionimi bëhet me qëllimin që të shihet edhe si presion.“Nuk është çështja vetëm e ndëshkimit të deputetit, por edhe entitetit politik të grupeve parlamentare, që i takon në kuptim të vështirësisë së vendimmarrjes sepse e implikon punën e tyre në komisione. Kjo shërben si presion”, ka thënë ai duke u dakorduar që të rritet në 20 për qind sanksionimi për deputetët.Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se duhet të ketë çështje që mund të zbatohen.“Unë kam dilemat e mija nëse dikush e dërgon në kushtetuese këtë. A është kushtetuese apo jo? Sepse mandati i deputetit është i lirë i përgjigjet vetëm qytetarit askujt tjetër. Ky kod etik nënkupton shumë në sjelljet morale të njerëzve, është bukur e ndjeshme”, ka thënë ai.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë e hidhur për Kosovën dhe për qytetarët...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se sot qytetarët e Kosovës do duhej të festonin pranimin në Këshillin e Evropës (KiE0....
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve (SOC) në Këshill...
    Të tjera
    Vip17 Maj 2024
    Harry Styles dhe Dua Lipa janë në mesin e një numri të famshmish që shfaqen në edicionin e parë të listës së...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pasi Kosova nuk hyri në agjendën...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një ndër liderët e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari në pyetje të gazetarëve...
    Lajme17 Maj 2024
    Të hënën, më 20 maj, do të bëhet ceremonia e përurimit të renovimeve në Klinikën e Onkologjisë. Në këtë ceremoni, do të...
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-emisari i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar të anëtarësohet sot në Këshill të...
    Lajme17 Maj 2024
    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka uruar ditëlindjen presidentes së Kosovës Vjosa osmani. Ai ka ndarë me ndjekësit një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.