×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nga java tjetër kushdo që shkon në Gjermani duhet ta bëjë testin e koronavirusit

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka bërë të ditur sot futjen në fuqi të një detyrimi të përgjithshëm të testit për udhëtarët që vijnë nga zonat me rrezik të lartë. Urdhri përkatës pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme, shkruan srf.ch.

    “Kjo shërben për të mbrojtur të gjithë qytetarët,” ka deklaruar politikani i CDU-së për Agjencinë Gjermane të Shtypit DPA. “Ne duhet të parandalojmë që udhëtarët të kthehen te njerëzit e tjerë, në mesin e popullit  pa u vënë re dhe duke shkaktuar kështu zinxhirë të rinj të infeksionit”, është shprehur ai.

    Instituti Robert Koch (RKI) mban një listë për shtetet dhe regjionet që përbëjnë një zona rreziku, transmeton albinfo.ch. Në versionin më të fundit, lista përfshin shtete duke filluar nga Afganistani dhe Egjipti, pastaj SHBA, vendet e Ballkanit perëndimor, Republika Qendrore e Afrikës etj. Nga vendet e BE-së, në listë është Luksemburgu

    Njësitë federale të Gjermanisë më parë kishin shkëmbyer mendime lidhur me çështjen e detyrimit për testim, përcjell albinfo.ch. Ndër të tjera, Bavaria kishte insistuar për detyrimin e testimit për të kthyerit nga zonat e rrezikut, direkt në aeroportet. Ndërkaq testet vullnetare janë tashmë të mundshme në aeroportet e Mynihut dhe Nyrnbergut.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Të paktën gjashtë persona kanë vdekur nga të shtëna masive në një treg ushqimor të mbushur me njerëz në Bangkok të Tajlandës,...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka reaguar pas aksidentit të rëndë hekurudhor që ndodhi të dielën pranë qytetit Riedlingen, në...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, bëri thirrje për veprime të menjëhershme për të ndaluar atë që ai e përshkroi si uri të...
    Të tjera
    Kronika28 Korrik 2025
    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë fushore në Suharekë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas raportit të...
    Lajme28 Korrik 2025
    A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të Festivalit Sunny Hill? A keni menduar se çfarë të merrni me...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Të paktën gjashtë persona kanë vdekur nga të shtëna masive në një treg ushqimor të mbushur me njerëz në Bangkok të Tajlandës,...
    Kronika28 Korrik 2025
    Në vazhdën e përkushtimit për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin e ligjit, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, në kuadër të...
    Ekonomi28 Korrik 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për media me fillim nga ora 12:00. Sipas njoftimit...
    Lajme28 Korrik 2025
    Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Inspektoratit të Punës, Rizah Plakolli, në një prononcim për “Front Online” ka bërë të ditur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.