×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania merr vendim për kosovarët dhe shtetasit e tjerë që kalojnë pushimet në vendet e rrezikuara me koronavirus

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, po verifikon mundësinë e testeve të detyruara të koronës për pushuesit që kthehen nga zonat e rrezikuara. Ndërkohë flitet se vala e dytë e koronës është realitet në Gjermani.

    “Ne po verifikojmë detyrimin ligjor”, për testet e koronës tha Jens Spahn (CDU) të shtunën për radion gjermane, Deutschlandfunk lidhur me mundësinë e vendosjes së testeve të detyruara për ata pushues që kthehen nga zonat e rrezikuara. Sphan e argumenton këtë masë me rritjen e numrit të infeksioneve të reja. “Një numër i tillë kaq i lartë nuk ishte prej kohësh”, ka thënë Spahn, duke theksuar, se “ajo që kemi për momentin janë shumë vatra të vogla shpërthimi”, që shumicën e rasteve ka të bëjë me aktivitetet e udhëtimeve.

    Testi i detyruar jo aq i lehtë nga ana ligjore

    Por një test i detyruar shkon përtej vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve të premten. Sipas tij në aeroporte do të ngriheshin qendra testimi, ku të kthyerit nga pushimet do të testoheshin pa kosto dhe vullnetarisht. Sipas Spahn për detyrimin e testimit ka pengesa të mëdha ligjore. “Është një ndërhyrje në liri detyrimi që i vihet dikujt për testim.” Gjykatat e shohin “me shumë vëmendje që çdo ndërhyrje të jetë proporcional”, ka thënë Spahn, që është shprehur, se ende beson në testimin vullnetar dhe arsyen e pushuesve.

    Ndërkohë autoritetet gjermane shënojnë shifra të larta të Coronës. Rreth 800 raste në ditë janë regjistruar së fundmi. Vetëm të premten Instituti Robert Koch regjistroi 815 raste. Gjithsej në Gjermani janë 202.964 vetë të infektuar. Shifrat janë shqetësuese. “Më parë kjo shifër ishte afër 500 vetë në ditë ose dukshëm më poshtë”, tha një zëdhënëse e RKI. Edhe virologu Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti i Hamburgut, Bernard Nocht u shpreh për “një rritje të sipërfaqes” së infektimeve.

    Vala e dytë ndërkohë është prezente

    Kryeministri i landit gjerman të Saksonisë, Michael Kretschmer është shprehur, se e kemi ndërkohë një valë të dytë infektimesh. Ajo është aty, tha ai për gazetën „Rheinische Post”. „Kemi përditë vatra të reja infeksionesh, nga të cilat mund të rezultojnë shifra shumë të larta”, tha Kretschmer. Detyra aktuale është të ndërpritet kjo valë përditë. Sipas tij kjo „habitshëm po bëhet shumë mirë”. Si Jens Spahn, edhe Michael Kretschmer i CDU-së e lidh rritjen e infeksioneve me udhëtimet, dhe sjelljen e virusit nga jashtë. Kryeministri i Saksonisë kërkon për këtë teste të detyrueshme të Coronës për ata që kthehen nga zonat e rrezikuara.

    Por shifrat po rriten jo vetëm në Gjermani. Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkohë njofton, se numri i infektimeve të reja në ditë është më i lartë, se kurrë që nga fillimi i pandemisë. Të premten në mbrëmje janë regjistruar 284.196 raste të reja. Numrin më të lartë të infektimeve e shënon SHBA, Brazili, India dhe Afrika Jugore. Që nga shpërthimi i pandemisë janë infektuar 15,3 milionë vetë dhe 630.000 vetë kanë humbur jetën si pasojë e virusit Corona.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka falënderuar ata që morën pjesë në protestën e sotme opozitare në Shqipëri. “Falënderim dhe...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës u shtri sot në akset qendrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Në fletëvotimet e zgjedhjeve për shefin e shtetit me të fortë në botë, mund të mos jenë shkruar vetëm emrat e demokrates...
    Të tjera
    Sport29 Tetor 2024
    Napoli ka fituar 2-0 përballë Milanit n derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 10-të në Serie A. Pas vetëm pesë...
    Lajme29 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publik. Selmanaj tha...
    Lajme29 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur drogë të llojit kokainë në vlerë prej rreth 10000 euro. Rasti ka ndodhur në...
    Lajme29 Tetor 2024
    Analisti Ilir Deda e ka kritikuar qeverinë aktuale, duke e quajtur atë një “kopje të zbehtë” të qeverive të kaluara pas vendimit...
    Bota/Rajoni29 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka falënderuar ata që morën pjesë në protestën e sotme opozitare në Shqipëri. “Falënderim dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.