×
  • Lajme
  • Lajme

    Skënder Hyseni takohet me diplomatin amerikan Philip Reeker, merr përkrahje të SHBA-së në dialog

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është takuar në Bruksel me Asistent-Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

    Hyseni tha se gjatë takimit me ambasadorin Reeker, pati një bisedë të hapur rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe konkretisht bisedoi lidhur me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

    Tutje, Hyseni theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces është i pazëvendësueshëm.

    Gjitahshtu, Hyseni tha se mori përkrahjen e SHBA’së gjatë procesit të dialogimit me Serbinë.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Hysenit:

    “Pata knaqësinë të takoja sot në Bruksel Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, mikun tim të kahmotshëm, Philip Reeker. Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Krahas BE-së, theksova se roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm. Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, shkruan Hyseni.

     

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, tha se është e...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar disa nisma, projektligje dhe ka marrë disa vendime. Këto...
    Lajme21 Maj 2024
    Autoritetet në Kosovë dje kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në...
    Lajme21 Maj 2024
    Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka takuar ambasadorin e Spanjës në Serbi, Juan Jose Sans Aparicio. Petkoviq e njoftoi...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rusia më 10 maj nisi...
    Lajme21 Maj 2024
    Për uljen e importeve, por edhe eksporteve, si dhe investimeve amerikanë në Kosovë, ish-ministri i Financave, Haki Shatri fajin e ka hedhur...
    Lajme21 Maj 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se është shqetësim për ata aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës dhe...
    Sport21 Maj 2024
    Laura Fazliu do ta kërkojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi. Xhudistja jonë shënoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.