×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministri Kuqi për Front Online: Telekomi nuk do të falimentojë, i kemi emrat e Bordit të ri

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Ndërmarrja publike “Telekomi i Kosovës” tash e një kohë po përballet me probleme financiare. Mbrëmë kompania private “Dardafon” në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli përmes përmbaruesit tërhoqi miliona euro, duke i rrezikuar kështu pagat e mijëra punëtorëve për muajin korrik.

    Pas këtyre ngjarjeve Sindikata e Pavarur e Telekomit ka thënë se rrezikohet falimentimi i kësaj ndërmarrje, ndërsa Front Online ka kontaktuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuqi, i cili ka mohuar një gjë të tillë, sidomos në këtë fazë.

    “Unë po besoj që jo, sepse është me interes. E para kemi 2300 punëtorë që punojnë në Telekom, e dyta është me interes vital dhe shtetërorë, jam i bindur që ajo nuk do të ndodhë së paku në këtë fazë, pastaj do të shikojmë mundësitë e tjera”, është shprehur Kuqi për Front Online.

    Ministri Kuqi: Pas debatit parlamentar, Qeveria emëron Bord të Përkohshëm për Telekomin

    Ministri Kuqi ka konfirmuar për Front Online se pas kësaj gjendje dhe dorëheqjes së Bordit të kësaj ndërmarrjeje, i emëruar gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti”, nesër do të ketë debat parlamentarë të Kuvend dhe pas kësaj Qeveria do të emëroj shumë shpejt një bord tjetër të përkohshëm.

    “Gjendjen e tanishme, e para ne kemi një debat parlamentarë për Telekomin në Kuvend , edhe ne jemi të obliguar me ligj që me e bë emërimin e përkohshëm të bordit të përkohshëm dhe me gjet zgjidhjen tash e tutje”, ka thënë Kuqi për Front Online.

    Ministri i Ekonomisë: Kemi propozimet për Bordin, publikohen pas miratimit në Qeveri

    Ministri Kuqi nuk ka dashur të tregoj se cilët janë emrat të cilët do të propozohen për miratim për Bordin e ri, por pas këtij vendimi do të ketë zgjidhje për Telekomin.

    “I kemi disa propozime për zgjidhje dhe pas debatit parlamentarë do të marrim një vendim për zgjidhjen e kësaj çështje. Kemi disa propozime ato d’i shqyrtojmë brenda Qeverisë dhe do ta marrim orientimin”, ka thënë Kuqi.

    Ai më tutje është shprehur se kanë pranuar dorëheqjen e Bordit të deritanishëm dhe pasi të kenë emrat e personave të bordit të ri do të i bëjnë publik.

    “Po e kemi pranuar dorëheqjen e Bordit të cilët kanë dhënë dorëheqje, tash jemi të obliguar me ligj brenda me një mbledhje sa më të shpejtë të Qeverisë me bë emërimin me procedura sipas ligjit për ndërmarrje publike emërimin e bordit të përkohshëm. Propozimet janë të brendshme në momentin kur ta kemi orientimin e duhur një vendim atëherë do të dalim edhe për opinion”, tha ai për Front Online.

    Kuqi: Pas emërimit të bordit, do të gjendet zgjidhje për pagat e punëtorëve

    I pyetur se a rrezikohet që punëtorët e Telekomit të mbesin pa paga, ministri i Ekonomisë Blerim Kuqi ka thënë se një gjë e tillë do të merrë zgjidhje konkrete pas emërimit të Bordit.

    “Ne do të mundohemi sa më shpejt me marrë vendimin duke pasur parasysh një gjendje të re. Me tërheqjen e Bordit sa më shpejtë të marrim vendimin komform ligjeve që janë në fuqi, normalisht që në këtë pjesë është aktivizuar edhe Kryeministri edhe stafi i tij bashkë me ministrinë Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit jemi duke biseduar dhe po shpresoj që do të dalim me një zgjidhje krejtësisht konkrete”, ka thënë Kuqi për Front Online.

    Bordi i përkohshëm i Telekomit i emëruar nga Qeveria të cilën e udhëhiqte Albin Kurti mbrëmë ka dhënë dorëheqje pasi përmbaruesi ka tërhequr nga xhirollogaria e kësaj ndërmarrjeje mjete për aq sa ka pasur në llogari bankare./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    I dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sot në seancën gjyqësore është përballur me vëllain e së ndjerës Leonard Admajt,...
    Lajme14 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka ftuar qytetarët për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet të dielën, duke e quajtur atë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Vëllai i Liridona Ademajt ka ndarë dëshminë e tij për herë të parë para trupit gjykuës mbi situatën që ngjau në natën...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti...
    Lajme14 Korrik 2025
    Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues. Ai ka treguar se pas aktit e kishte...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike...
    Lajme14 Korrik 2025
    ”I thash a mujna me shku në morg me pa Liridonen? M’ka thanë: Jo nuk na lejohet. E kom thirrë vet spitalin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Seanca gjyqësore ka...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Dëshminë e tij në këtë seancë do ta jap Leonard...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.