×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Autoritetet shëndetësore në Suedi thonë se njerëzit mund të jenë imun vetëm gjashtë muaj pas shërimit nga coronavirusi

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Autoriteti i lartë shëndetësor i Suedisë thotë se njerëzit që kanë pasur coronavirusin ka të ngjarë të jenë imunë të paktën gjashtë muaj pasi të infektohen, pavarësisht nëse ata kanë zhvilluar antitrupa apo jo.

    Në udhëzimet e reja të botuara të martën, Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik njofton se personat që tashmë janë shëruar prej Covid-19, nuk u ekspozohen njerëzve që janë të prekur prej coronavirusit, pasi që nuk ka raste që një person të riinfektohet.

    “Ne nuk shohim raste kur njerëzit sëmuren dy herë nga Covid-19”, tha epidemiologu Anders Tegnell gjatë një konference për shtyp në Stokholm. “Prandaj, vlerësimi ynë është që nëse prekeni nga Covid-19, do të bëheni imun për një kohë edhe nëse nuk zhvilloni antitrupa”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

    Por agjensia gjithashtu tha që njerëzit që konsiderohen të imunizuar mund të veprojnë ende si bartës të virusit në shoqëri, dhe për këtë arsye duhet të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet për distancim shoqëror dhe higjienën.

    Reagimi i antitrupave ndaj Covid-19 është duke u studiuar nga afër në të gjithë botën për indikacionet se sa mund të zgjas imuniteti.

    Një studim i kohëve të fundit nga “King’s College London” tregoi se niveli i antitrupave mund të bjerë në një shkallë që i bën ata të padukshëm, menjëherë pas tre muajve nga infeksioni. Sidoqoftë, trupi krijon edhe forma të tjera të përgjigjeve ndaj imunitetit, duke përfshirë nga të ashtuquajturat T-qelizat, të cilat duket se luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër rindërtimit me Covid-19, shkruan Bloomberg.

    Hulumtimet nga Instituti Karolinska i Suedisë kanë treguar se rreth dy herë më shumë njerëz të infektuar nga Covid-19, kanë zhvilluar një imunitet të ndërmjetësuar nga qeliza T, sesa ata që kanë një nivel të detektueshëm të antitrupave.

    Ndryshe, Suedia aktualisht ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve në botë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, ku deri më tani ka 78166 persona të infektuar dhe 5646 të vdekur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz minimizoi sot rëndësinë e dështimit të Bundestagut për të zgjedhur tre gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Federale, ndërsa mbuloi...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në shtetin amerikan të Kentucky-t. Guverantori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se është...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një avion është rrëzuar në Aeroportin e Londrës. Policia e Essex tha për BBC-në se u njoftua për një aeroplan 12 metra lart...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.