×
  • Lajme
  • Lajme

    48 aktakuza kundër 54 personave dhe 15 të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 48 aktakuza, kundër 54 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 15 persona të dyshuar.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar.Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur nëntë aktakuza, kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar 48 për orë.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur 27 aktakuza, kundër 29 personave.Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza, kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit,  Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar...
    Lajme16 Korrik 2025
    Një tërmet u ndje pak minuta më parë në Viti. “Një tërmet u regjistrua pak më parë në orën 22:43 në rrethinën...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.