×
  • Lajme
  • Lajme

    Propozimi i deputetes së PDK-së: Secila grua që lind në spitalet publike, të mbështetet me një pako prej 50 eurosh

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka propozuar që secila grua që lind në spitalet publike të Kosovës të mbështetet me një pako në shumën prej 50 euro, me produkte të cilat janë esenciale për foshnjat e sapolindura.

    Propozimi i deputetes Musliu-Shoshi, do të diskutohet sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa, për të cilin ajo thotë se pret të merr votën pozitive nga ana e deputetëve të këtij komisioni, në mënyrë që në seancën e radhës të miratohet përfundimisht e të hyjë si nën-kategori buxhetore në buxhetin vjetor për këtë vit dhe të vazhdojë e të rritet shuma në vitet e ardhshme.

    Shkrimi i plotë i deputetes Musliu-Shoshi:

    Të dashur qytetar,
    Të dashura nëna,

    Kjo është iniciativa ime e parë si deputete e Kuvendit përmes së cilit kam propozuar që për secilën grua që lind në spitalet publike të Kosovës, të mbështeten me një pako në shumën prej 50 euro, me produkte të cilat janë esenciale për foshnjat e sapolindura si amandament në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Vitit 2020.

    Jemi dëshmitarë që familjet kosovare nuk mund t’i përballojnë shpenzimet që mund të dalin për produktet që jenë të nevojshme me rastin e lindjeve. Këtë gjendje e ka rënduar tej mase edhe pandemia Covid-19.

    Pakoja do të përmbante gjërat elementare e cila do t’ua lehtësonte barrën grave që do të lindnin në spitalet publike. Pako per bebe (foshnjë) do të perfshinë rroba, përparëse për bebe, vitaminat esenciale per bebe, pelenë për mbështjellje, pelena një përdorimshe, batanije, termometer, shampon dhe loction per bebe.

    Ky propozim amendament do të diskutohet sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa, për të cilin pres që të merr votën pozitive nga ana e deputetëve të këtij komisioni, në mënyrë që në seancën e radhës të miratohet përfundimisht e të hyjë si nën-kategori buxhetore në buxhetin vjetor për këtë vit dhe të vazhdojë e të rritet shuma në vitet e ardhshme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Sport03 Mars 2026
    Ndërsa raportimet mediatike sugjeruan se Mehdi Taremi mund të rikthehej në Iran për shkak të situatës së tensionuar në rajon, klubi i...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.