×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bizneset në hall, ja kur pritet të dalin nga 170 euro për punëtorë dhe kategoritë sociale

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    As javën e ardhshme punëtorët nuk do të mund t’i marrin nga 170 euro të parapara me pakon tashmë të “famshme” emergjente fiskale.

    Kjo për faktin se amendamentimi i projektligjit për rishikim të buxhetit pas miratimit në lexim të parë nuk do të bëhet deri në javën e ardhshme nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Transfere.

    Ndërsa, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 është paraparë në seancën e Kuvendit të Kosovës më 23 korrik, nëse Komisioni për Buxhet dhe Transfere arrin të kryejë punën e tij.

    Kryetari i Komisionit për Financa dhe Transfere, Hekuran Murati ka thënë për KosovaPress se marrë parasysh situatën aktuale me pandemi dhe urgjencën, në komision është arritur konsensus që të mbahet një mbledhje javën e ardhshme, qoftë nevoja edhe për dy ditë, për t’i shqyrtuar amendamentet e projektligjit për rishikim të buxhetit.

    Murati: Javën tjetër shqyrtojmë amendamentet

    “Pra, jo në këtë javë, por javën e ardhshme pritet që të mbahet mbledhja e komisionit në mënyrë që t’i shqyrtojmë amendamentet dhe t’i procedojmë pastaj për lexim të dytë”, thotë Murati.

    Për sa i përket Rregullores së Punës, ai thekson se nuk ka pasur shmangie dhe shton se shqyrtimi i rishikimit bëhet me procedura të rregullta si zakonisht.

    Deputeti nga VV, Murati po ashtu pohon se për këtë projektligj kanë pasur vërejtje të shumta për defektet dhe për mënyrën dhe praktikat që janë aplikuar në këtë projektligj, duke filluar prej një “çek blanko” që kërkohet nga Kuvendi në vlerë prej 300 milionë euro pa adresë.

    Murati: Do të përpiqemi të ndalojmë keqpërdorimet buxhetore

    “Kjo është brenga jonë, ndalimi i keqpërdorimit, meqenëse do të jetë e vështirë do të shohim nëse do të mund të rregullohen me amendamente deri në afatin e caktuar dhe të shohim sesi do të veprojmë”, thotë ai.

    Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, Yllka Metaj thotë për KosovaPress se janë duke pritur që prej marsit mbështetjen e shtetit për biznese dhe punëtorë të afektuar nga pandemia.

    Metaj: Pagat e dyta dhe qiratë nuk janë paguar – dëmet janë të mëdha

    “Ne jemi në korrik, ndërsa pagat e prillit ose pagat e dyta ende nuk janë ekzekutuar. Është pastaj pjesa e qirave që ende nuk është ekzekutuar ose pjesërisht është ekzekutuar. Përderisa paraja e gatshme nuk futet në funksion atëherë secili biznes do të ketë problem të mbijetesës pasi nuk jemi duke folur për fitim sepse ky vit nuk besohet që do të ketë fitim”, tha ajo.

    Edhe kryetari i Bordit të Odës së Afarizmi të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi shprehet se vonesat e zbatimit të këtyre masave emergjente tashmë kanë humbur edhe efektin kësaj mbështetjeje të vonuar për bizneset dhe punëtorët.

    Madje, Krasniqi përveç që po konsideron se pagat nga 170 euro janë mjaft minimale, ai po kërkon që mbështetja për bizneset dhe punëtorët të vazhdojë të paketën deri në shtator, për të mos u larguar punëtorët nga puna dhe falimentuar bizneset.

    Krasniqi: Mbështetja për paga dhe qira të vazhdohet deri në shtator

    “Për këta tre muaj e gjysmë ende nuk janë ekzekutuar as edhe për një muaj, edhe ajo t’i thuhet pagë minimale që është shumë e vogël në krahasim me kërkesat dhe nevojat që i kanë qytetarët dhe punëtorët. Kemi pagën e dytë që as që ka filluar të diskutohet, janë qiratë dhe nevoja shumë e madhe është që të vazhdohet edhe për muajin qershor, korrik, gusht ndoshta edhe shtator në mënyrë që bizneset gjatë kësaj kohe të kenë një përkrahje për t’i mbajtur punëtorët në punë dhe të mos falimentojnë”, thotë ai.

    Në anën tjetër Ministria e Financave në këtë kohë pandemie ka zgjedhur heshtjen, megjithatë duke hedhur fajin tek deputetët. Ndërsa, mijëra biznese dhe qytetarë të kategorisë sociale presin parat nga masat “3b” dhe masa e 15 e Pakos Emergjente Fiskale.

    Vlen të theksohet se janë rreth 20 mijë familje të varfra që nuk kanë pasur asnjë të hyrë financiare me muaj të tërë as nga sektori publik e as privat. Kjo ka rënduar edhe më tej ekzistencën e tyre me vonesën e zbatimit të Pakos Emergjente.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.