×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit janë goditje ndaj lirisë së Kosovës

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se aktakuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri  Veselit sulmon në mënyrë direkte lirinë e Kosovës.

    Sipas tij Thaçi dhe Veseli kanë qenë në krye të UCK-së dhe luftës për liri. Ai në Rubikon, ka theksuar se kjo aktakuzë është goditja më e madhe ndërkombëtare ndaj shtetit të Kosovës.

    “Kur je në krye të shtetit, të përgjegjësisë institucionale, natyrisht se efekti i tejkalon kompetencat e presidentit, është goditje për shtetin e Kosovës. Domethënë është një dëm kolateral, nuk është vetëm në individ siç po pretendohet të quhet”, është shprehur Haradinaj, njofton Klan Kosova.

    “Këto janë më shumë humor i zi, nuk është thirrur si individ, nuk është thirrur si rast i izoluar ashtu siç pretendohet. Është thirrur si kreu i luftës, janë thirrur njerëzit e Shtabit të Përgjithshëm, ata nuk janë intervistuar për pjesëmarrje aktive fizike, por për përgjegjësi, në këtë rast mendoj se është një goditje direkt ndaj lirisë së Kosovës, jo vetëm individi ose ish kryeparlamentari në këtë rast, mendoj që është goditja më e lartë që ka ndodhur pas luftës nga drejtësia ndërkombëtare, është direkt e nxitur nga armiqtë e Kosovës”.

    “Pjesëmarrja e Thaçit dhe Veselit por edhe atyre që nuk u janë publikuar emrat në luftën e Kosovës nuk ka qenë asgjë tjetër përveç përpjekje për çlirim. Realizimi i lirisë së Kosovës lidhet direkt me krerët e luftës. Thaçi dhe Veseli kanë bartur përgjegjësi në atë kohë dhe si rezultat e kemi fituar lirinë, e kemi larguar Serbinë prej këtu dhe e kemi shpallur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka potencuar se UÇK-ja e as Hashim Thaçi nuk kanë kryer krime.

    “Prandaj nuk mendoj që është një goditje në individ dhe nuk besoj që Thaçi është pjesë e atyre krimeve që pretendon prokuroria speciale. Kushdo që e njeh mirë Kosovën, luftën e Kosovës, është një shpifje absurde t’i thuhet Thaçit ti je përgjegjës për 100 vrasje. Prandaj shqiptarët duhet të jenë unik sepse është një rrezik permanent që i kanoset Kosovës, këtu po shihet edhe ndikimi rus dhe ndikimi serb edhe tek raporti i Dick Marty-t edhe tek procedurat e tjera pastaj.”

    Ai ka vazhduar duke thënë se ndonëse me Thaçin janë kundërshtarë politikë, kur bëhet fjalë për luftën në Kosovë do ta mbrojë gjithmonë.

    “Thaçi thirret si kreu i Shtabit të Përgjithshëm, në atë kohë Drejtor Politik i UÇK-së, por sot për sot Presidenti i Kosovës, i zgjedhur në parlament,  bindjet e mia politike në raport me Thaçin nuk kanë rol.”

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    405 apartamente iu dhanë banorëve të Vlorës, të cilëve shtëpitë e tyre iu ishin shkatërruar nga tërmeti fatkeq. Çelësat ua dorëzoi kryeministri...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Sport04 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi sonte do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në “vor...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.