×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministrja e Shëndetësisë: Shqipëria nuk do të izolohet

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Shqipëria nuk parashikohet të shkojë drejt një mbyllje tjetër.

    Edhe pse jemi në transmetim komunitar të virusit dhe rastet ditore janë rritur ndjeshëm, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një intervistë për A2 tha se situata po ndiqet në vazhdimësi nga ekspertët.

    Ndërsa nga kjo javë, maskat do të jenë të detyrueshme për çdo qytetar në ambientet e brendshme.

    “Maska është e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Tashmë, vendosja e maskës nuk është më një rekomandim, por edhe një përgjegjësi”, u shpreh ministrja.

    Edhe pse Bashkimi Europian ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë për shkak të numrave të lartë të infektimit, vendi ynë do të jetë i hapur madje edhe me Kosovën, e cila është në situatë më kritike nga përhapja e Covid-19.

    “Nuk kemi një rekomandim nga komiteti i ekspertëve sa i përket izolimit të kufijve të Shqipërisë me vendet e tjera. Ndërkohë, BE ka rekomanduar përpara disa javësh listën e vendeve që lejohet të udhëtojnë dhe ato që ndalohen, por kjo varet nga kriteret epidemiologjike që vendos Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve. Neve do të na duhet të presim se si do të vendosen kriteret epidemiologjike, nëse do të jenë të njëjtat apo do të ndryshojnë”.

    Epidemia nuk parashikohet se si do të jetë në vjeshtë e dimër dhe as kushtet si do të zhvillohet viti i ri shkollor.

    “Jemi duke punuar me Ministrinë e Arsimin dhe do të jenë 8 javë intensive për hartimin e skenarëve. Sot nuk mund të flasim dot për skenarët fiks në raport për atë që duhet të ndodhë”, u shpreh ministrja.

    E pyetur nga A2 për shkeljen e masave nga operatorët e transportit publik, Manastirliu u shpreh kundër mbylljes së këtij shërbimi, por kërkoi nga bashkia vijimin e kontrolleve. E akuzuar për keq-menaxhim të situatës, madje edhe nga paraardhësi i saj Ilir Beqaj, Manastirliu tha se pret sugjerimet e të gjitha palëve në këtë situatë.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...
    Sport02 Maj 2024
    Marseille pret Atalantan në “Stade Velodrome” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Francezët arritën të eliminonin një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.