×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italisë i takon skulptura 2000-vjeçare greke në muzeumin e famshëm në SHBA, vendos gjykata e Strasburgut

    FrontOnline
    02 Maj 2024

    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin Italia pretendon se është blerë ilegalisht nga trusti amerikan Getty.

    Tashmë gjykata evropiane ka vendosur se Italia ka çdo të drejtë të pretendojë statujën 2,000-vjeçare greke që është në shfaqje në muzeumin ‘Getty’ në Kaliforni.

    Skulptura e mahnitshme e njohur gjithashtu si ‘Atleti nga Fano’ ose thjesht si ‘Getty Bronze’, pretendohet se është blerë nga trusti amerikan J.Paul Getty.

    Një gjykatë italiane në vitin 2018 urdhëroi konfiskimin e saj dhe tashmë Gjykata Evropiane ka refuzuar apelin e amerikanëve ndaj vendimit.

    Vendimi i Strasbourg përcakton se autoritetet italiane kanë vepruar “me qëllim rikuperimin e një pjesë të trashëgimisë kulturore që ishte eksportuar në mënyrë ilegale nga vendi. Skulptura që gjendet në muzeumin Getty Villa në Malibu mban urdhër konfiskimi, i dhënë në mënyrë të përshtatshme”.
    Dy palët kanë tre muaj kohë për të refuzuar çështjen sipas dëshirës në dhomën e gjykatës së lartë për vendimin final, shkruan The Guardian.

    Statuja e lashtë është zbuluar nga peshkatarë në Pesaro, në brigjet italiane të Adriatikut, në vitin 1964 dhe është shitur disa herë para se të blihej nga Getty Trust në 1977, nga një koleksionist gjerman.

    Herman Heinz Herzerew e shiti atë për rreth $4 milionë me anë të një kontrate të nënshkruar në Britani, ndërsa më pas vepra hyri në SHBA nga porti i Boston dhe është në shfaqje në muzeumin e Malibu prej vitit 1978.

    Italia ka pretenduar prej kohësh se vepra e artit është nxjerrë ilegalisht nga vendi dhe ka nisur kërkesat e kthimit prej vitit 1989.

    Getty mbrojnë të drejtat e tyre ligjore ndaj veprës duke thënë se është krijuar nga skulptori grek Lysippos rreth vitit 300 dhe është gjetur në ujëra ndërkombëtare, prandaj nuk është pjesë e trashëgimisë së Italisë.

    Pas vendimit ministri italiani kulturës Gennaro Sangiuliano, shkruante: “I lumtur për vendimin e gjykatës së Strasbourg që njeh motivet tona në lidhje me ‘Atletin nga Fano’./oranews

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Qeveria pa shqiptarë legjitimë është njëjtë si qeveri pa shqiptarë, tha Bujar Osmani. Osmani në “Kanal5” thotë se VLEN, koalicioni që tani...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Farhan Haq ka përsëritur se të gjitha pikat kufitare për në Gaza duhet të rihapen për ndihma...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Ministrat e financave të G7 po përgatiten të mbështesin një plan të BE-së për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci për FrontOnline, deklaron se shkuarja në zgjedhje të reja, është e paraparë me ligj, por se duhet...
    Lajme17 Maj 2024
    Procesi i nisur me 5 prill i regjistrimit të popullsisë do të përfundojë sot. Përveç regjistrimit të popullsisë, gjatë më shumë se...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda pak javësh, në mënyrë...
    Lajme17 Maj 2024
    Zyrtarë të lartë e figura të fuqishme të PDK-së kanë folur për FrontOnline lidhur me darkën e fundit mes kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....
    Lajme17 Maj 2024
    Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani u zgjodh si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.