×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori finlandez: S’e ndërlidhim KiE-n me Asociacionin, kushti është plotësuar me pronat e Manastirit të Deçanit

    FrontOnline
    02 Maj 2024

    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Nissinen thotë se anëtarësimi duhet të ndodhë shumë shpejt dhe shpreson që kjo të realizohet në muajin maj.

    “Finlanda, ka qenë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në KiE, prej kur ka qenë në agjende dhe kemi vazhduar të përkrahim më tutje. Ne mendojmë se duhet të ndodhë shumë shpejtë dhe shpresojmë që në muajin maj kjo të bëhet edhe realitet”, tha ai në tëvë1

    Ndërkohë, thotë se Finlanda nuk e ndërlidh çështjen e Asociacionit me anëtarësimin në KiE.

    “Finlanda nuk ka qenë për ndërlidhjen e çështjeve, të cilat nuk ndërlidhen direkt me anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Mendoj që në raport shumë qartë ishte përmendur që çështja me tokën e Manastirit të Deçanit ishte një kusht para-anëtarësimit, dhe ky kusht është plotësuar”, deklaroi ambasadori.

    Ai thotë se Finlanda ka pozicion të qartë dhe e përkrahë plotësisht anëtarësimin.

    “Pozicioni ynë është shumë i qartë. Ne përkrahim anëtarësimin e Kosovës dhe çështja kryesore është respektimi i të drejtave të njeriut. Ne mendojmë që në planin afatgjatë, anëtarësimi do të shërbejë si element stabilizues, ndoshta edhe në aspektin rajonal. Prandaj, nuk shohim arsye pse të mos vazhdohet me anëtarësim”, shtoi ai.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani, ka konfirmuar që sot ka dështuar përfundimisht të vendoset në agjendë të Komitetit të Ministrave pika për...
    Lajme17 Maj 2024
    Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë...
    Front TV17 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë  se kryeministri Albin Kurti vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe ka qasje...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se kushtëzimet për anëtarësim në Këshill të Evropës ndërlidhet me pranimin e marrëveshjes...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, tha sot se Franca mendon se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës...
    Lajme17 Maj 2024
    Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka nisur më 5 prill. Rezultatet preliminare të regjistrimit pritet...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Berlin ka takuar edhe deputetin e Bundestagut, Knut Abrahams. Ish-ministri i Jashtëm...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Qeveria pa shqiptarë legjitimë është njëjtë si qeveri pa shqiptarë, tha Bujar Osmani. Osmani në “Kanal5” thotë se VLEN, koalicioni që tani...
    Lajme17 Maj 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, është bërë bashkë me miq nga Kosova, përfaqësues të shoqërisë civile e diplomatë të shumtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.