×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria e Serbisë heq dorë nga ora policore pas protestave të dhunshme

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Shtabi i krizës së koronavirusit në Serbi shpalli të enjten disa masa të reja për frenimin e përhapjes së virusit, por tha se nuk do të zbatojë orën policore.

    Vendimi vjen pas dy netësh trazira në Beograd, të cilat u nxitën nga zemërimi i publikut për reagimin e qeverisë ndaj pandemisë.

    Kryeministrja Ana Bërnabiq tha se tubimi i më shumë se dhjetë njerëzve në publik, do të ndalohet në Beograd, si në ambiente të mbyllura, ashtu edhe të jashtme.

    Masat e tjera përfshijnë ruajtjen e distancës fizike dhe ndalimin e punës në objekte të mbyllura nga ora 21:00 deri në orën 06:00.

    Ambientet e hapura, si parqet, do të mbyllen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

    Bërnabiq tha se këto masa vlejnë vetëm për Beogradin, ku situata me koronavirus është më kritike.

    “Ne nuk kemi më kapacitete spitalore për të pranuar pacientë në Beograd. Do të paguajmë çmimin për atë që ndodhi mbrëmë dhe një ditë më parë [në protesta]. Do të shohim se sa njerëz janë infektuar. Do ta shohim në 5, 6 apo 10 ditët e ardhshme”, tha Bërnabiq.

    Në dy netët e kaluara, në Beograd ka pasur përleshje midis policisë dhe protestuesve, pas paralajmërimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq se do të vendosë orë policore në fundjavë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

    Të mërkurën, protestat janë përhapur edhe në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh të Serbisë.

    Bërnabiq tha se edhe pse vendosja e orës policore do të ishte më efektive, zyrtarët e hodhën poshtë idenë “për të të ndërmarrë një hap të ndërmjetmë, për hir të ekonomisë dhe qytetarëve”.

    Serbia është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Ballkanin Perëndimor, me mbi 17,000 të infektuar dhe 341 viktima.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.