×
  • Lajme
  • Lajme

    Sektori Privat: Turp për deputetët që po pengojnë zbatimin e pakos emergjente

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se rreth 40 për qind e mjeteve të pakos emergjente fiskale, janë keqpërdorur.

    Në një konferencë për media pas takimit me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, Azemi ka thënë se mjetet e ndara nuk kanë shkuar te punëtorët.

    Ai ka shtuar se këto parregullsi janë adresuar në prokurori, ndërsa ka kërkuar nga Bajrami që të mos ketë keqpërdorime të tilla në pagesat e dyta.

    “Ministren e kemi njoftuar lidhur me keqpërdorimet që janë bërë tek bartja e mjeteve, kryesisht tek pagat e punëtorëve, për të cilët kemi dhënë një njohuri që 30-40 përqind të mjeteve nuk kanë shkuar tek punëtorët, por janë keqpërdorë. Ne ofruam një bashkëpunim për eliminimin e keqpërdorimeve që janë bërë në rundin e parë dhe të mos ndodhë edhe në rundin e dytë. Ne i kemi thënë (ministres) nëse ndodhin keqpërdorimet edhe në raundin e dytë, një pjesë përbërëse e keqpërdorimeve për të cilën ajo na ka garantuar se shteti me gjithë mekanizmat e vet do të influencojë dhe do të jetë prezent çdo kund aty ku janë bërë keqpërdorimet, normal duke i ofruar faktet edhe ne”, theksoi Azemi.

    Azemi u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë rishikimin e buxhetit sepse është turp për ta që tua pamundësojnë punëtorëve kafshatën e gojës me pagën 170 euro, si masë nga pakoja emergjente fiskale.

    “Çelësi, hë për hë për ndarjen e mjeteve të rundit të dytë është tek deputetët e parlamentit të Kosovës, dhe me plotë përgjegjësi po e them ata gjithçka mund të jenë, vetëm deputetë s’mund të jenë, sepse vetëm për teket e tyre nuk e aprovojnë rishikimin e buxhetit të Kosovës, me të cilin qeverisë i jepet mundësi të bënë ndarjen e mjeteve. Andaj, të sanksionohet kafshata e bukës të një punëtori, i cili në fund të muajit pret që t’i marrë 170 euro e për dëshirën e tyre këta deputetë nuk e aprovojnë këtë ligj, unë them që gjithçka mund të jenë, por jo edhe deputetë të parlamentit të Kosovës. Pra, është marre për veprimet çka janë duke bërë. Edhe ministrja e pranoi, që nëse nuk do të aprovohet rishikimi i buxhetit, atëherë nuk ka arsye pse të ekzistojë kjo qeveri”, tha ai.

    Po ashtu, Azemi theksoi se takim me ministren Bajrami është biseduar edhe për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve nga Trusti, ku ka treguar se nuk do të ketë rimburësim të mjeteve nga Qeveria.

    “Një pikë e veçantë ka qenë edhe tërheqja e mjeteve nga Trusti, që për një kohë të gjatë është biseduar sesi të veprohet dhe qysh në fillim e pranoi edhe ministrja që 10 përqind nga Trusti pensional ta rimburësojë, por megjithatë sot definitivisht e tha se tërheqja e mjeteve ndoshta për një kohë të shkurt mund të bëhet, por qeveria e Kosovës nuk do të ketë mundësi dhe fuqi që ta rimburësojë… Ne si sindikatë kemi kërkuar që në vendet ku ka qenë rrezikshmëria e punëtorëve teknikë dhe të sigurimit ku ka rrezikshmëri nga pandemia të vazhdohet edhe për nga 2 muaj pagesa sepse ata janë në gjendje shumë më të rëndë sesa punëtorët publik edhe një pjesë e sektorit privat që nuk kanë rrezikshmëri të lartë”, theksoi ai.

    Ndryshe, ende nuk janë proceduar nga Ministria e Financave ndryshimet ligjore për Trustin në Qeveri dhe pastaj në Kuvend.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Para se të vinte në pushtet, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar ndërtimin e 4000 banesave sociale, me çmim të përballueshëm....
    Lajme04 Maj 2024
    Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet....
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët, pas reshjeve të shiut. Përmes një postimi në faqen zyrtare,...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur shumë i befasuar me sulmuesin anësor, Ian Maatsen, i cili luan te Borussia Dortmund,...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Lajme03 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Albin Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.