×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Detaje të reja nga vrasja në Gjakovë

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vrasje dhe janë plagosur dy të tjerë në fshatin Bardhaniq të Gjakovës.

    Në ora 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Bardhaniq të Gjakovës ka ndodhur një ngjarje e rëndë me ç’rast është vrarë një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

    Këtë e ka konfirmuar, drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

    “Rreth orës 03:00 të mëngjesi Stacioni Policor në Gjakovë është njoftuar për një rast të vrasjes në fshatin Bardhaniq. Njësitet policor iu kanë përgjigjur thirrjes dhe bashkë me prokurorin dhe ekipin e Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe ekipi e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërkohë gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me dëshmitarët e tjerë është arritur që të identifikohet i dyshuari i mundshëm. Të dhënat e tij iu kanë përcjellë të gjitha njësive policore përfshirë edhe pikave kufitare”, ka treguar ai për lajmi.net.

    Ai ka thënë se i dyshuari është mik i familjes, shtetas i Shqipërisë dhe se po ashtu ka plagosur edhe djalin dhe gruan e viktimës.

    Graishta ka bërë të ditur se djali i viktimës ka marrë plagë të rënda nga thika dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

    “Ndërsa i dyshuari është mik, familjar i viktimës, është shtetas i Republikës së Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes përveç viktimës kanë qenë të plagosur edhe gruaja dhe djali i tij. Ndërkohë që djali i viktimës ka qenë në gjendje më të rëndë dhe është transferuar për në QKUK për tretman mëtutjeshëm. Vrasja ka ndodhur me armë të ftohtë, thikë”, tregoi ai për lajmi.net.

    Graishta theksoi se falë identifikimit të të dyshuarit në orën 07:00 të mëngjesit Policia e Deçanit ka arritur që ta arrestojë dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje edhe rreth motivit të mundshëm të kësaj vrasjeje.

    “Të dhënat e tij iu kanë përcjellë të gjitha njësive policore përfshirë edhe pikave kufitare. Ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit është bërë i mundshëm arrestimi i tij nga Stacioni Policor i Deçanit. Ende nuk dihet motivi i kësaj vrasje. Aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe njëkohësisht intervistimi i personit të dyshuar dhe më vonë do të mund të mësojmë rreth motivit të vrasjes”, tregoi ai.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon të monitorojë...
    Lajme28 Prill 2024
    Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për 53-vjeçarin kosovar me nënshtetësi angleze, Sadik Durakun që u ndalua nga policia serbe në kufirin...
    Lajme28 Prill 2024
    Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Qytetarët të cilët...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se propozimi për një rezolutë për Srebrenicën është siç e quajti ai...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rusia i ka vazhduar të dielën sulme e pareshtura kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Autoritetet në rajonin jugor Mikolaiv thanë se dronët...
    Ekonomi28 Prill 2024
    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e...
    Kronika28 Prill 2024
    Një kosovar është ndaluar në Leposaviq i cili dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë nga territori i Serbisë. Me vendim të prokurorit...
    Lajme28 Prill 2024
    Ilir Peci, kryetar i Zveçanit për FrontOnline deklaron se mbajtja e votimeve ishte një mundësi e dhënë për votuesit e asaj pjese....
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.