×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irani e prezanton një dron të ri “kamikaz”

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Ushtria iraniane e ka prezantuar të dielën një dron të ri sulmues, i cili është i dizajnuar për të fluturuar drejt në cak për të shpërthyer, sikurse lloji i dronit që po përdoret nga Rusia në luftën në Ukrainë.

    Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, droni i ri iranian – emri i të cili nuk është zbuluar publikisht ende – është i ngjashëm me dronin rus Zala Lancet, i cili u prodhua për herë të parë në vitin 2020.

    Irani pretendon se ka bërë përparime të mëdha në prodhimin e dronëve në vitet e fundit. Dronët e prodhuar nga Irani janë përdorur shumë nga forcat ruse prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.
    Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja vendosën sanksione të reja kundër Teheranit të enjten, duke e vënë në shënjestër prodhimtarinë dhe eksportin e dronëve të këtij vendi, pas sulmeve ajrore iraniane kundër Izraelit.

    Irani i ka kundërshtuar ashpër këto sanksione.

    Teherani e sulmoi Izraelin si përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit në një konsullatë iraniane në Damask të Sirisë, ku u vranë disa persona, përfshirë dy komandantë të lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit./REL

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Policia gjeorgjiane përdori forcë mëngjesin e 13 majit për të shpërndarë mijëra protestues që zhvilluan protestë paqësore gjatë natës jashtë Parlamentit kundër...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka dënuar betimin e Gordana Siljanovska-Davkovës si Presidente re të Maqedonisë së Veriut pasi shmangu emrin kushtetues të vendit gjatë...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, veç punonjësve...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Ka vdekur, Mirgeta Buzhala, studentja e masterit të Shkencave Politike dhe Diplomacisë. Lajmin e rëndë e kanë dhënë familjarët e saj, duke...
    Lajme12 Maj 2024
    Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori një qëndrim të rrallë publik duke kërkuar ndjesë për...
    Lajme12 Maj 2024
    Deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit te Serbisë thonë se ajo nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe Bosnja Hercegovina. Madje deputeti shqiptar...
    Kronika12 Maj 2024
    Atalanta ka triumfuar 2-1 përballë Romës në kuadër të javës së 36-të në Serie A. Pas 18 minutash lojë, vendasit shënuan golin...
    Lajme12 Maj 2024
    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e Asociacionit të Komunave me Shumicë është se një kusht që...
    Lajme12 Maj 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e konsideron kryeministrin Albin Kurti fajtorin kryesor që Kosova pritet të dështojë të anëtarësohet në Këshillin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.