×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia i vazhdon bombardimet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Rusia i ka vazhduar të dielën sulme e pareshtura kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

    Autoritetet në rajonin jugor Mikolaiv thanë se dronët kamikazë rusë e goditën një ngrohtore dhe e dëmtuan një hotel mëngjesin e së dielës.

    Pamjet të publikuara nga shërbimet emergjente në Telegram shfaqin gërmadhat dhe dëmet e shkaktuara në një ndërtesë dhe në një kënd të lojërave për fëmijë. Nuk u raportua për viktima.

    Forca Ajrore e Ukrainës tha se i ka shkatërruar një dron të lëshuar nga Rusia mbi Mikolaiv, dhe katër dronë të tjerë në pjesë të tjera të vendit.

    Sulmi i sotëm është vazhdimësi e sulmeve të së shtunës kur ushtria ruse kreu sulme ajrore kundër termocentraleve dhe hidrocentraleve në disa rajone ukrainase.

    DTEK, kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, tha të shtunën se katër termocentrale të saj u goditën nga sulmet ajrore ruse.

    Duke folur të shtunën pas sulmeve, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu lut sërish aleatëve të Kievit për kundërajrorë dhe për furnizim të shpejtë me armë.

    Zelensky tha se zonat që furnizojnë me gaz natyral vendet e Bashkimit Evropian janë në veçanti në shënjestrën e sulmeve ruse.

    “Caku kryesor ishte sektori i energjisë, objekte të ndryshme në këtë industri, ato energjetike dhe të gazit. Në veçanti, objektet e gazit që janë jetike për sigurimin e furnizimit të sigurt për Bashkimin Evropian”, tha Zelensky.

    Në muajt e fundit, ushtria ruse i ka rritur dhe shpeshtuar sulmet kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke i goditur termocentralet dhe hidrocentralet pothuajse përditë.

    Zyrtarët ukrainas kanë thënë se vendi e ka humbur rreth 80 për qind të prodhimin të rrymës nga termocentralet dhe 35 për qind nga hidrocentralet, duke e detyruar Qeverinë ta vendosë reduktime të rrymës në disa rajone.

    Edhe infrastruktura ruse e naftës dhe gazit është sulmuar kohëve të fundit, përfshirë një rafineri e naftës në rajonin rus Krasnodar, e cila të shtunën e ndërpreu punën, pas një sulmi të dyshuar ukrainas me dronë.

    Ukraina, e cila rrallëherë komenton rreth sulmeve të saj në zonat ruse, nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm./REL

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka dënuar betimin e Gordana Siljanovska-Davkovës si Presidente re të Maqedonisë së Veriut pasi shmangu emrin kushtetues të vendit gjatë...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, veç punonjësve...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Rusia synon qytetin kufitar të Vovchansk me sulme ajrore intensive dhe sulme me raketa si pjesë e sulmit të saj të ri...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Abdixhiku nga Suhareka godet Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë....
    Lajme12 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liqenin e Ujmanit, bashkë me pjesëtarë të Federatës për...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, veç punonjësve...
    Lajme12 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kërkuar nga Prokuroria dhe mediat hetime për pasurinë e politikanëve. Dejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.