×
  • Lajme
  • Lajme

    Daily Mail shkruan për Sadik Durakun, thotë se po mbahet gabimisht në një burg të Serbisë

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Tabloidi britanik, Daily Mail ka shkruar për 53-vjeçarin kosovar me nënshtetësi angleze, Sadik Durakun që u ndalua nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi më 17 prill të këtij viti, e po mbahet ‘gabimisht’ me akuzat për krime lufte gjatë vitit 1999.

    Daily Mail përmend edhe familjarët e Durakut të cilët thojnë se është e pamundur që ai të ketë kryer krime lufte, pasi sipas tyre Duraku në Britani ka aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk u largua më nga vendi deri në vitin 2004, njofton Klankosova.tv.

    “Një britanik i sëmurë rëndë po mbahet ‘gabimisht’ në një burg ‘ferror’ serb i akuzuar për krime lufte pasi u mbajt gjatë një arrestimi masiv në një pikë kufitare, pretendon familja e tij”, shkrua Daily Mail.

    “Sadik Duraku, 53 vjeç, me origjinë nga fshati kosovar i Demjanit, u ndal duke vozitur përtej kufirit nga Kroacia në Batrovci për të vizituar familjen javën e kaluar”.

    “Ai u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua për anëtarësim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për kryerjen e fyerjeve gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë”.

    “Familja e tij thotë se kjo është e pamundur sepse ai ishte në Britani ka aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk u largua më nga vendi deri në vitin 2004”.

    “Kritikët kanë akuzuar presidentin autoritar serb, Aleksandar Vuçiq për një marifet politik mes tensioneve në rritje midis qeverisë së tij nacionaliste dhe rajonit autonom të Kosovës”.

    Daily Mail kujton se Vuçiq është akuzuar se kërkon ta imitojë aleatin e tij rus, presidentin Vladimir Putin.

    Në një peticion të postuar në internet, vajza e Durakut, Suzana shkruan për arrestimin e babait të saj mbi akuza të rreme, duke kërkuar ndihmën e institucioneve britanike për lirimin e tij.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Pacolli njoftoi se Ramën e ka përgëzuar...
    Lajme13 Maj 2024
    Analisti politik, Fidan Ukaj, për FrontOnline e ka cilësuar si të pa sinqertë ftesën e kryeministrit Albin Kurti, bërë partive opozitare për...
    Lajme13 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur para takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi. Për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Lezhës, ku djali ka ekzekutuar me thikë të ëmën në...
    Lajme13 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ka reaguar pas të dhënave që ka prezantuar Ministria e Financave për uljen e...
    Kronika13 Maj 2024
    Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor i policisë në Prishtinë, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik....
    Lajme13 Maj 2024
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës së fundi ka publikuar një listë të efekteve sa i përket planit 10 pikësh të zbatimit...
    Kronika13 Maj 2024
    Dy vozitës, ku njëri ishte duke drejtuar autobusin e tjetri një mjet transporti mallrash kanë tejkaluar në vijë të plotë në aksin...
    Lajme13 Maj 2024
    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë thirrje që të ekzekutohen pagat për minatorët. SPMT thotë se situata e krijuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.