×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bashkimit Europian është ratifikuar tashmë dhe pritet të zbatohet. Për t’u zhvilluar dhe transformuar, biznese të vogla dhe të mesme por dhe Organizata Jofitimprurëse, do të kenë mundësinë të përfitojnë nga fondet e parashikuara për vendin tonë.

    “Komisioni do të shpallë, jo më vonë se muaji prill i çdo viti financiar, një thirrje për fonde për Shqipërinë që korrespondon me kontributin e saj sipas kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në dokument.

    Programi ka një buxhet prej 4.2 miliardë eurosh, ndërkohë që Shqipëria do të përfshihet vetëm në shtyllën e dedikuar të SME-ve me fond 1 miliardë euro.

    “Në regjistrin e ndërmarrjeve shqiptare janë ato me karakter tregtar. Mbi 43% tek shërbimet dhe tregtia. Në 2022 kemi 15 700 ndërmarrje të reja. Dhe 26% e tyre janë po me karakter tregtar“, tha eksperti për sipërmarrjet, Daniel Guçe.

    Forcimi i konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së SME-ve, lehtësimi i Akesit në tregje europiane dhe ato ndërkombëtare, përmirësimi i mjedisit të biznesit e transformimi dixhital janë disa nga përfitimet që bizneset do të kenë. Por jo vetëm dhe ato të turizmit do të kenë mundësi të jenë pjesë teksa numri i tyre ne vend është rritur ndjeshëm pas zhvillimit të sektorit në 2 vitet e fundit.

    “Turizmi do jetë prapë sektori që do ketë rritjen me të lartë SME të krijuara në 2023 dhe 2024 po dhe ofruesit e shërbimeve. 2 sektorët prioritarë bujqësia dhe turizmi do kenë rritjen dhe krijimin e SME të reja në vijim.”

    Ky program do të jetë një ndihmë për bizneset, numri i të cilat po rrritet ndjeshëm në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ekonomia shqiptare po orientohet gjithnjë e më shumë në prodhimin e shërbimeve sesa të mirave.

    Më shumë biznese po hapen në fushën e tregtisë, akomodimit, shërbimeve, transportit sesa të fokusuar në industri, shkruan A2cnn.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka dënuar betimin e Gordana Siljanovska-Davkovës si Presidente re të Maqedonisë së Veriut pasi shmangu emrin kushtetues të vendit gjatë...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri. Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, veç punonjësve...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Rusia synon qytetin kufitar të Vovchansk me sulme ajrore intensive dhe sulme me raketa si pjesë e sulmit të saj të ri...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova,...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre...
    Lajme12 Maj 2024
    Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë mbetet një vend sa afër aq edhe më lirë...
    Lajme12 Maj 2024
    Ditët e fundit problemet e shërbimit telefonik të operatorit “Vala” kanë acaruar shumë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, anëtarii Lidhjes Demokratike...
    Lajme12 Maj 2024
    Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit nuk vonoi aspak. Në fillim ka qenë ambasadorja e Greqisë në kryeqytetin e fqinjit verior që...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati sot në Stadiumin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.