×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gastronomët ankohen se masat e reja po ua rëndojnë gjendjen edhe më shumë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Pas shtimit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës mori vendim që nga sot të gjitha shërbime e gastronomisë, përfshirë restorantet, kafiteritë, klubet e natës të mos ofrojnë shërbime nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e vendit tonë.

    Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën sociale 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete).

    Një vendim i tillë duket një barrë e rëndë për këtë sektor. Nënkryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Fatos Mexhuani për KosovaPress thotë se për vendime të tilla ata nuk janë konsultuar nga institucionet përgjegjëse.

    Sipas tij këto vendime të djeshme për sektorin e gastronomisë kanë shkaktuar edhe paqartësi.

    Mexhuani thotë se në këtë periudhë është e nevojshme ndihma e shtetit për pronarët e restoranteve, kafiterive dhe klubeve të natës.

    “Kjo është një prej brengave tona. Ne nuk jemi njoftuar paraprakisht për vendimin, nuk jemi konsultuar për orarin për komunat që janë mbyllur dhe nuk do ketë lëvizje të njerëzve. Kemi paqartësi pasi që nuk specifikohet vetëm për ato komunat që janë mbyllur apo që nuk janë mbyllur… Ne si gastronomi ishim të dëmtuar jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e botës… Ne kemi qenë shumë të goditur. Tani na është rënduar edhe më shumë periudha e mbylljes. Nuk e di si do t’ia dalim pa ndihmën e shtetit kur e dimë që ende një pjesë e madhe e kompanive nuk kanë marrë pagë. Po ashtu, për qira nuk kemi ndonjë informatë se 50 përqindëshi i qirave a janë përfunduar për qiradhënësit”, tha ai.

    Mexhuani madje ka thënë se krahas pakos së parë emergjente e nevojshme është edhe një pako e veçantë në mbështetje të këtij sektori.

    “Më shumë se kurrë kemi nevojë për një ndihmë për të dalë nga kjo situatë. Ne kishin një pako në herën e parë dhe nuk iu përmbajtën asaj pakoje. Kjo na ka dëmtuar edhe më shumë për arsye se kemi pasur problem edhe me punëtorë dhe qiradhënie. Pakoja duhet të bëhet, por duhet ta respektojmë që të dalim nga kjo situatë është e nevojshme, dhe sa me parë duhet të takohemi dhe të shohim si të lëvizim përpara, pasi që kemi humbje të vendeve të punës, do të rriten kreditë e këqija”, tha Mexhuani.

    Ndonëse në kafiteri shihet një numër i madh i qytetarëve që nuk respektojnë masat antiCOVID-19, nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve kërkon të bëhen më shumë inspektime dhe të gjobiten shkelësit e rekomandimeve të IKSHPK-së.

    “Ne nuk mund ta luajmë policinë. Ftoj shtetin që nga sot të bëhen sa më shumë inspektime. Po ashtu, rekomandoj të vihet gjoba te qytetarët për arsye se ne si pronarë dhe si biznese nuk mund t’i vetëdijesojmë qytetarët për mbajtje të distancë dhe mbajtje të maskave”, deklaroi Mexhuani.

    Numri i rasteve pozitive në Kosovë që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars e deri më tash është 3508 , prej tyre janë shëruar 1902, 75 kanë vdekur dhe raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1531.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.