×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nëse humori juaj ndryshon sipas stinëve, me siguri vuani nga ky lloj depresioni

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Shumë njerëz janë të njohur me çrregullimin afektiv sezonal ose SAD-in, si një formë depresioni që del në sipërfaqe gjatë dimrit. Por, ekziston një lloj tjetër i sëmundjes afektive sezonale që godet kur moti bëhet më i mirë.

    E kundërta e SAD është një gjendje që ndikon në humorin tuaj pasi temperaturat bëhen më të ngrohta.

    Ashtu si SAD që është i lidhur me dimrin, SAD-i që shfaqet në pranverë ose verë ndodh afërsisht në të njëjtën kohë çdo vit, që përkon edhe me stinët, thotë Dr. Marc Romano për Bustle.

    Edhe pse ka (teorikisht) më shumë dritë në pranverë, që zakonisht është një trajtim i shpejtë për SAD, një pjesë e vogël e njerëzve me këtë sëmundje ndikohen nga ndryshimet e humorit në muajt e ngrohtë.

    “Rreth 10% e personave me depresion sezonal e përjetojnë atë gjatë verës”, thotë Dr. Seema Sarin M.D., drejtore e mjekësisë në EHE Health.

    Cilat janë simptomat e çrregullimit afektiv sipas stinëve?

    “Depresioni SAD gjatë dimrit paraqet oreks të shtuar, hipersomni dhe energji të ulët, SAD-i në verë është e kundërta dhe konsiston në ulje të oreksit, pagjumësi dhe rritje të energjisë”, thotë Dr. Romano për Bustle.

    Të mos pasurit e energjisë dhe gjumit të mjaftueshëm mund të duket shumë OK për produktivitetin në muajt e verës, por në të vërtetë nuk është gjë pozitive për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

    Çfarë e shkakton çrregullim afektiv sezonal veror?

    “Studime të ndryshme kanë provuar të shpjegojnë SAD-in e verës dhe kanë propozuar shkaqe të tilla si numri i lartë i poleneve, ekspozimi ndaj dritës së diellit, temperaturat e larta dhe ndryshimet në ritmet cirkadiane”, thotë Dr. Romano.

    “Studiuesit nuk dinë shkaqet e SAD-it në dimër, por ata teorizojnë që ndjenjat e depresionit mund të lidhen me sasinë e dritës që marrin njerëzit”, thotë Dr. Sarin.

    Ndryshimet në prodhimin e melatoninës, hormoni që rregullon gjumin e njeriut dhe stimulohet nga ekspozimi në rrezet e diellit, mendohet se janë arsyeja serioze për atë që qëndron pas ndryshimit të humorit.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lifestyle06 Maj 2024
    Kafeja aspak nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj. Sipas studimit të Universitetit të Australisë së Jugut, nëse jeni adhurues i kafesë,...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dushi është një pjesë themelore e rutinës së përditshme të shumicës së njerëzve. Por a mund të ndikojë në shëndetin tuaj koha...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dashi Ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Lajme06 Maj 2024
    Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar. Ajo thotë se kur propaganda...
    Lajme06 Maj 2024
    Nënkryetarja e  LDK-së, Hykmete Bajrami, ka renditur sipas saj dështimet e Qeverisë Kurti dhe ka kritikuar atë. Deputetja e LDK-së,  përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur...
    Vip06 Maj 2024
    Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli i “Eurovision 2024”, i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Eurovizioni sivjet do të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.