×
  • Lajme
  • Lajme

    Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me atentatin ndaj  Marko Jabllanoviqit [vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit të partisë “Për liri të drejtësisë dhe mbijetesë”.

    Elshani thotë se deri më tani lidhur  me këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar por që policia po merret intensivisht me të njëjtin rast.

    “Nuk mund të flasim për të dyshimtë por mund të themi se jemi duke e hetuar seriozisht këtë rast. Dyshohet se një person ka tentuar ta shkrepë armën e tij që nuk i ka shkrepë në drejtim të këtij personi. Policia po merret me këtë rast dhe deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar. Të gjitha informacionet që thuhet në publik, i shqyrtojmë dhe dërgojmë te prokurori.. çdo fjalë publike që del në publik e marrim e vendosim në dosje. Prokurori është ai që i udhëheqë hetimet”, tha ai në RTVD.

    Se a e ka cenuar sigurinë në veri ky rast, Elshani thotë se “jo në masë të madhe”.

    Kjo për shkak se në veri, policia është përballur me situata më të rënda.

    “Jemi përballë me situata të rënda deri më tash, e cenon ndoshta por jo në masë të madhe. Ne kemi policisë të vrarë në Banjskë… e kemi detyrën tonë, puna jonë është t’i parandalojmë veprat penale e në rast se ato ndodhin t’i ndriçojmë. Atje ku na dërgojnë provat atje edhe shkojmë”, shtoi Elshani.

    Po ashtu, Elshani ka folur edhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan.

    Kanë qenë në patrullim të përbashkët. Një person ka dalë në rrugë, ua ka zënë rrugën e ka hedhur një shishe në drejtim të zyrtarëve tonë. Ky person sipas të gjitha gjasave ka qenë edhe i dehur. Ne kemi hyrë në bastisje, e kemi ndaluar atë edhe një person tjetër, të cilin për shkak të uniformave dhe armës të gjuetisë.

    Bashkëpunimi me KFOR-in është shumë i mirë, konsideroj që është shumë i mirë, ka një progres të madh në komunikim”.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, konsideron se partitë opozitare nuk kanë qëndrim të njëjtë për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh,...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për...
    Lajme19 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Siç njoftoi Zyra e...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur i SHBA-së nuk mund të vijë aq shpejt sa ai dhe shokët...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një çift turistësh u plagos në Kashmir të Indisë pasi militantët kanë shtënë me armë zjarri ndaj tyre të shtunën, tha policia,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.