×
  • Lajme
  • Lajme

    A e dinte Vuçiqi më herët për aktakuzën ndaj Thaçit?

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këshilltari i tij për siguri kombëtare dhe emisari i tij për dialogun Kosovë-Serbi nuk ishin në dijeni të lëvizjes që do ta bënte Zyra e Prokurorit të Specializuar me atë “njoftim” që pamundësoi shkuarjen e presidentit Hashim Thaçi në Uashington, të paktën dy liderë të tjerë duket se kishin shumë më tepër informacione.

    Pas takimit më 23 qershor të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Vuçiq duke folur për dialogun dhe takimin me delegacionin kosovar në Uashington kishte paralajmëruar se gjëra të rëndësishme dhe të rëndësisë së veçantë do të ndodhnin.

    “Gjëra të rëndësishme do të ndodhin. I bisedova me Presidentin Putin, por nuk dua t’i bëj publike, sepse janë të rëndësisë së veçantë”, tha Vuçiq para tre ditësh.

    Rusia si një aleate e vjetër e Serbisë ka theksuar disa herë se do të mbështesë çdo zgjidhje që është e pranueshme për Beogradin dhe që do të merrte bekimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Vizita e presidentit serb në Moskë ndodhi në prag të takimit të planifikuar për t’u mbajtur më 27 qershor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

    Më 24 qershor, në ditën kur presidenti Thaçi ishte nisur drejt SHBA-së, Zyra e Prokurorit të Specializuar bëri publik një njoftim ku me një gjuhë politike dhe aspak zyrtare tregoi se ka dorëzuar para dy muajsh aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselit për krime lufte.

    Kjo aktakuzë ende nuk është e konfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake, i cili i ka edhe rreth katër muaj kohë, prandaj edhe publikimi i këtij njoftimi pa u konfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake ishte jashtë çdo etike profesionale.

    Në këtë njoftim paragjykohej edhe fajësia e dy ish-udhëheqësve të UÇK-së, që emrat u ishin bërë publik në mënyrë selektive dhe kjo ishte shkelje e të drejtave fondamentale dhe shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që drafti që duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese...
    Lajme19 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.