×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Avdullah Hoti nuk shkon në Washington, thonë burime nga LDK!

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk do të shkojë në Washington më 27 qershor, ku pritej të takohej me delegacionin serb për rifillimin e dialogut mes dy shteteve fqinje.

    Kështu kanë bërë të ditur burime brenda LDK-së për GazetaBlic.

    ”Isa Mustafa konsideron se nuk duhet të shkohet në Washington, dhe me gjasë Avdullah Hoti nuk do të shkoj”, tha ky burim i Gazeta Blic.

    Ndërsa, Grenell ka theksuar se ai po bën përpjekje për takim ndërmjet Vuçiqit e Hotit.

    Ndërkaq, ishte vetë presidenca e cila minuta më parë konfirmoi edhe kthimin e presidentit Hashim Thaçi në Kosovë pasi ishte nisur drejt SHBA-së.

    Anulimi i udhëtimit u bë për shkak të ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

    Sot u njoftua se, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se komandanti i tyre Enrico Barduani, e ka pritur në takim zyrtarin e lartë...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi...
    Lajme13 Korrik 2025
      Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka refuzuar sërish të flasë për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ka bërë përpjekje për bashkëpunim me qeverinë sa i përket projekteve për kryeqytetin. “Përkundër...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një burrë me një pankartë në dorë po proteston para Kuvendit të Kosovës, në prag të seancës së 46-të konstituive. “Luteni dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.