×
  • Lajme
  • Lajme

    Cramon: Unë jam për liberalizimin e vizave për Kosovën, por disa vende po ngurrojnë!

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka qenë e zëshme në vazhdimësi për përfshirjen amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    S’fundi ajo ka kritikuar emisarin Richard Grenell, se s’ka arritur ndonjë rezultat me marrëveshjet e nënshkruara deri tash në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Lexo Edhe:
    Ankohet vëllai i deputetit të VV’së: Për 1 mijë testet e Serbisë s’mbeti medium e analistë pa u kryllav e perqyrrav
    Pas një kritike të tillë të eurodeptuetes gjermane, Grenell i ka rikujtuar asaj faktin se Evropa vazhdon ta mbajë Kosovën të izoluar pa liberalizim vizash.

    Në një debat të tillë është përfshirë edhe kreu i AKR-së, ish-kryediplomati, Behgjet Pacolli, i cili njejtë ka pyetur gjermane se pse s’po liberalizohen vizat për kosovarët.

    Cramon i ka thënë që ta thërras e ta pyes Emmanuel Macronin, pse spo ndodh një gjë e tillë, derisa në debat e sipër ka treguar edhe disa prej arsyeve pse s’po liberalizohen vizat për Kosovën.

    “Çfarë kam dëgjuar jozyrtartisht nga Berlini është “më pak korrupsion, më pak kapje të shtetit dhe më shumë sundim të ligjit”, do të ndihmonin heqjen e regjimit të vizave. A do ta shpërndani këtë”, i ka thënë Cramon-Pacollit, shkruan Express.

    Tutje Pacolli ka reaguar duke i thënë euro-parlamentares nëse Komisioni Evropian ka gënjyer kur ka thënë se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.

    Cramon ka thënë se s’ka të bëjë me kushtet, por me hezitimin e dukshëm të disa vendeve anëtare.

    “Aspak. Unë jam në favor të liberalizimit të vizave.Gjithmonë kam qenë. Por ngurrimi i disa vendeve anëtare është i dukshëm. Po përpiqem të sqaroj ku i ka rrënjet ky ngurrim dhe si përgjigjen kur i pyesim për arsyet e mos liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Cramon.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.