×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët që morën sot e-mail për përfitim nga Pakoja Emergjente janë mashtruar

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët të cilët kanë pranuar sot në e-mail, përmes të cilit janë njoftuar me gjoja përfitimin nga Pakoja Emergjente, se ky mesazh është mashtrim.

    Sipas ministrisë, ky e-mail është i panjohur dhe nuk i takon kësaj ministrie e as Thesarit të Ministrisë së Financave.

    “Sot në ora 15:08 minuta, nga një adresë elektronike e panjohur dhe me qëllim dashakeq ([email protected]) është dërguar një njoftim gjoja në emër të Thesarit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, në drejtim të një numër të caktuar të adresave elektronike zyrtare, gjoja për mundësinë për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale, nëpërmjet plotësimit të të dhënave të caktuara të natyrës personale”, thuhet në njoftimin e MFT-së.

    Ministria e Financave thotë se ky e-mail përveç që ka rënë në domenin e krimit koibernetik, ka mbledhur kundërligjshëm të dhënat e ndjeshme personale dhe bankare të qytetarëve.

    “Ministria e Financave njofton opinionin e gjerë se ky njoftim nuk ndërlidhet fare me Ministrinë e Financave dhe strukturat e saj, dhe si i tillë ka qëllim mashtrimin, duke rënë kështu në domenin e krimit kibernetik. Përveç kësaj, vegza e bashkëngjitur në këtë njoftim “orienton” pranuesit në një formular, i cili shihet të jetë një formë e mashtrimit, për mbledhjen në mënyrë të kundërligjshme të dhënave të ndjeshme personale dhe atyre bankare. Andaj, kërkojmë nga të gjithë zyrtarëve apo qytetarëve që kanë pranuar këtë njoftim të mos plotësojnë të dhëna e kërkuara dhe në raste të tilla të njoftojnë Policinë e Kosovës për këtë rast”, vazhdon njoftimi.

    Ministria e Financave bën të ditur se adresat e vetme zyrtare të kësaj ministrie vijnë nga domeni zyrtar (@rks-gov.net). Për këtë, kjo ministri njodton se Agjencia Shoqërore e Informacionit (ASHI) tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurinë dhe ka njoftuar përdoruesit e domenit të institucioneve të Kosovës.

    “Me qëllim të zbardhjes së këtij veprimi me elemente të veprës penale, Ministria e Financave do të bashkëpunojë ngushtë me organet e rendit, dhe do ta njoftojë me kohë opinionin publik për zhvillimet e mëtutjeshme”, përfundon njoftimi.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.