×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti pas takimit me Lajçak: Qeveria e gatshme për rifillimin e dialogut me Serbinë

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka pritur në takim përfaqësesin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Front Online.

    Hoti pas takimit ka thënë se janë të gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë dhe se arritja e marrëveshjës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe të BE-së.

    Shefi i ekzekutivit tha se arritja e marrëveshjes me Serbinë do t’i hapë Kosovës rrugë tjera integruese në vendet e BE-së.

    “Dialogu përfundimisht e mbyllë marrvëshjen dhe ceshtjet e hapura me shtetin fqinjë. Një dialog që i hapë Kosovës një derë për proceset intergruese”, tha Hoti pas takimit me Lajçak.

    Osmani pas takimit me Lajçak: Dialogu të jetë i barabartë për të dy shtetet

    Kryeministri deklaroi se pret që sa më parë të mbyllet kapitulli me Serbinë.

    “E falenderova Për përkushtimin e tij për këtë proces në emër të 27 vendeve të BE-së. Pres që sa më parë të angazhohemi për këtë dialog dhe të mbyllim këtë kapitull me Serbinë”, tha Hoti.

    Ai po ashtu njoftoi se pas takimeve të shumta që Lajcak pritet t’i zhvillojë në Kosovë, me të parinë e Qeverisë do të takohet sërish, për siç tha ai lidhur me disa çështje teknike.

    “Pres qe në fund të vizitës së tij pres të takohemi edhe një herë për t’i diskutuar çështjetet teknike”, tha mes tjerash Hoti. /FrontOnline/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/720402005391216/?__tn__=%2CdkC-R&eid=ARCHEAnIM5u91tMNQP377s3PYvZPI-W1RxzFLulCNhnfdFJf_5o4QHzpGzYmHvie12KDPzVVNMscDL4s&hc_ref=ARSPezGpf_XUfY0Wg5CQdwfHxl9soKQCZX5Om-HdBSzRsHPW9b7muIFuaILQys-Q6d0

    “Strategjitë t’i lënë përjashta, ta shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme”, u thotë Bruno banorëve të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë ku...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani pas zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë ka folur edhe për protestat e serbëve në pikat kufitare...
    Lajme07 Shtator 2024
    Drejtori i KEK-ut Bekir Gërguri, bashkë me bashkëpunëtor shkuan për vizitë te Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”. Pritja ishte e organizuar nga kryeshefi...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.