×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    “Dialogu duhet të udhëhiqet nga Kryeministri, mund të nisë pas zgjedhjeve në Serbi”

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Visar Xhambazi nga D4D (Demokraci për Zhvillim) ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje finale sipas Kushtetutës së Kosovës është nën kompetenca të Kryeministrit.

    “Kosova është Republikë parlamentare ku ekzekutivi udhëhiqet nga Kryeministri. Pra Kryeministri është kreu i ekzekutivit, ndërsa Presidenti është kreu i shtetit. Kushtetuta e Kosovës ia lejon Presidentit që të udhëheqë politikën e jashtme, mirëpo drejtimi i politikave të jashtme dhe ekzekutimi i tyre është në diskrecionin e Kryeministrit sipas Kushtetutës”, tha Xhambazi për Front Online.

    Xhambazi për Front Online, tha se koha më e përshtatshme për vazhdimin e dialogut do të ishte pas zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në gjysmën e dytë të muajit qershor në Serbi.

    Thaçi apo Hoti, dialogu ndërmjet egos e Kushtetutës

    “Dialogu duhet të fillojë sa më parë që të jetë e mundur. Koha ideale do të ishte pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi”, tha ai.

    Xhambazi është shprehur skeptik lidhur me deklaratat e Kryeministrit Hoti se marrëveshja ndërmjet të dyja vendeve do të arrihet brenda tre muajve.

    Ai tha se ballafaqimi me të kaluarën është vital për arritjen e një marrëveshjeje finale gjithëpërfshirëse./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.