×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish- ministri Tahiri: Tani do flasë gjykata, historia e gjyqit tim është bërë komike

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Ditën e sotme gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi që të shpallë më 24 qershor vendimin për ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

    Seanca e sotme nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 16:00.

    Gjatë seancës Tahiri ka bërë vetëm mbrojtjen para trupës gjykuese.

    Ata u tërhoqën për 15 minuta pushim, por më pas njoftuan se seanca e radhës kur pritet të jepet vendimi do jetë në 24 qershor në orën 11:00.

    Prokurorët Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kërkuan dënimin me 12 vite burg për dy ish zyrtarët ndërsa avokatët kërkuan pafajësi.

    Në përfundim duke folur para mediave Tahiri tha se është radha që gjykata të japë vendimin në një gjyq që sipas tij është bërë komik.

    “Tani do të flasë gjykata.

    Ne folëm dhe tani do të flasë gjykata. Nuk ja vlen të zgjatem. Kursejani dhe njerëzve gjithë këtë historinë komike të gjyqit tim që është bërë qesharake. Nuk ka ndryshuar asgjë, e njëjta gjë.

    Nuk kam folur shumë gjatë kohës që kam qenë i akuzuar dhe në gjyq për të respektuar drejtësinë, jam i vetmi dhe që kam dhënë mandatin e deputetit për tu përballur me drejtësinë, mund të vija këtu si deputet dhe të më shihnit të enjten në parlament duke bërë ndonjë sherr.

    Rëndësi ka që para të gjithëve jam super i bindur që kam bërë në çdo hap të punës sime gjënë e duhur, jo vetëm për akuzat e prokurorisë por dhe akuzën që më ngjiti gjykata, akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të jeni të bindur se e kam bërë më mirë detyrën se kushdo tjetër nga ata që ishin dhe ata që janë.

    Çmimi i jetës time nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”, tha Tahiri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.