
Komuna e Vushtrrisë ka regjistruar sot edhe 15 raste të reja me coronavirus nga 29 sa u konfirmuan gjithsej në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar më shumë se gjysma e rasteve të reja sot vijnë nga Komuna e Vushtrrisë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren dhe 1 rast Tupec), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme dhe 1 rast Fushë Kosovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Milloshevë-Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahoveci”, njofton IKSHPK.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2803918373069482